Alcatel Move Time - më afër fëmijeve tuaj

Aplikacioni IPKO Junior, e cila shoqëron orën e mençur Alcatel Move Time është krijuar veçanerisht për ju, prindër, që të jeni afër fëmijeve tuaj në çdo kohë.

Prindërit tani mund të gjejnë vendndodhjen e saktë të fëmijeve të tyre të cilët mbajnë orën e mençur Alcatel Move Time përmes aplikacionit IPKO Junior e cila funksionin me GPS dhe WiFi.

Ora e mençur Alcatel Move Time bashkë me aplikacionin Junior mundëson:

 

 

1. Komunikim me zë “Voice Chat”

· Thirr fëmiun tuaj direkt nga telefoni juaj mobil

2. Monitorimin e vendndodhjes

· Gjej vendndodhjen e saktë të fëmiut tuaj me GPS dhe WiFi

3. Opcioni “SOS urgjencë”

· Duke zgjedhur opcionin “SOS urgjencë” në orë, do të aktivizohet regjistrimi automatik i vendndodhjes, dhe të dërgohet tek ju

4. Alarm

· Caktoni alarm për shkollë direkt nga ora e mençur

5. Të dhënat e historisë

· Regjistrimi dhe ruajtja e historisë (lokacionet e regjistruara nga aktivizimi i orës)

6. Përshtatja/rregullimi i orës

· Përshtatni orën e fëmisë tuaj që mos të shqetësohet nga tingëllimet e ndryshme kur është në shkollë

7. Lista e kontakteve

· Regjistroni numrat e familjarëve dhe të afërmeve në orë

 

Pako IPKO Junior, me 30 ditë validitet, përmban:

· 100 minuta (brenda rrjetit të IPKO-së)

· 300 MB

 

Aplikacioni mund të shkarkohet FALAS në Apple Store dhe Play Store.

Çmimi i orës së mençur + pako Junior kushton vetëm 8 Eur në muaj, dhe 96 Eur në total për 12 muaj.