Pakot e reja të Roamingut – Internet pa kufij, kudo që shkoni

Qëndroni të lidhur në çdo udhëtim me pakot tona të reja promocionale të roamingut, të vlefshme
në Kosovë, rajon, Evropë dhe SHBA. Tani interneti juaj ju ndjek kudo – me paketa që ofrojnë
nga 1GB deri në 5GB, për çdo stil jetese apo nevojë pune.


Zgjidhni kohëzgjatjen që ju përshtatet: 3, 7 ose 30 ditë. Fleksibiliteti i pakove i bën ato ideale për
udhëtime të shkurtra apo qëndrime më të gjata jashtë vendit.
Të dizajnuara për udhëtarët, profesionistët dhe të gjithë ata që duan të jenë gjithmonë online –
pakot tona të roamingut ju japin lirinë për të komunikuar, punuar dhe shfrytëzuar internetin pa
shqetësime, pa marrë parasysh se ku ndodheni.

 

Pako Roaming

Roaming 1

1 GB

Çmimi: 2.99 EUR

Validiteti: 3 ditë

Mbulueshmëria: Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA

Aktivizimi: *188*1# ose në MyIPKO

Pako Roaming

Roaming 2

3 GB

Çmimi: 5.99 EUR

Validiteti: 7 ditë

Mbulueshmëria: Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA

Aktivizimi: *188*2# ose në MyIPKO

Pako Roaming

Roaming 3

5 GB

Çmimi: 9.99 EUR

Validiteti:  30 ditë

Mbulueshmëria: Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA

Aktivizimi: *188*3# ose në MyIPKO

Informacione të Rëndësishme

Për të përdorur internetin në roaming, ju duhet të lidheni manualisht me operatorët
përkatës në çdo vend:

  • Shqipëri: ONE Telecommunications, Vodafone Albania
  • Bosnje dhe Hercegovinë: BH Telekom, HT Eronet, Mtel
  •  Maqedoni e Veriut: A1 Macedonia, Makedonski Telekom
  • Mal i Zi: One Crna Gora, Crnogorski Telekom, MTEL Montenegro
  • Serbi: A1 Serbia, Yettel d.o.o Beograd, Telekom Serbia
  • Austri: T-Mobile
  • Belgjikë: Orange
  • Bullgari: Yettel
  • Kroaci: A1 Croatia, Croatian Telekom
  • Republika Çeke: Vodafone Republika Çeke, O2 Republika Çeke a.s., T-Mobile
  • Finlandë: DNA
  • Francë: Orange, Bouygues Telecom
  • Gjermani: Telekom Deutschland (T-Mobile), Vodafone
  • Greqi: COSMOTE, Vodafone Panafon
  • Hungari: Magyar Telekom, Vodafone
  • Irlandë: Vodafone, Eir Ireland
  • Itali: Vodafone Italia s.p.a, Telekom Italia
  • Letoni: SIA Bite Mobile
  • Lituani: UAB Bite Lietuva
  • Luksemburg: Post, Orange
  • Maltë: Epic Malta
  • Holandë: Vodafone Libertel B.V, Odido Netherlands B.V., KPN
  • Norvegji: Telenor
  • Poloni: T-Mobile, Orange Polska S.A.
  • Portugali: Vodafone
  • Rumani: Vodafone, Orange
  • Sllovaki: Slovak Telekom, Orange Slovensko, O2
  • Slloveni: Telekom Slovenije
  • Spanjë: Vodafone, Orange Espagne
  • Suedi: Telenor
  • Zvicër: Sunrise, Salt
  • Turqi: Turkcell, Vodafone Turkey
  • Mbretëria e Bashkuar: Vodafone
  • SHBA: T-Mobile

Mënyrat e Pagesës

Për klientët me pagesë mujore, në fillim të çdo muaji do të merrni nëpërmjet SMS-it një
përmbledhje të shpenzimeve për muajin paraprak, si dhe faturën detajuar në email.
Gjendja e llogarisë dhe borxhi mund të ndiqen në profilin tuaj në aplikacionin My IPKO.
Pagesën e faturës mund ta bëni nëpërmjet këtyre kanaleve:

  •  Aplikacioni My IPKO
  • Dyqanet dhe pikat e shitjes IPKO
  • SMS Top-up (përmes bankës)
  • Top-up (përmes bankomatit)
  • Portali i pagesave online
    Për të parë transaksionet, mund të përdorni shërbimin My IPKO Web Selfcare.

Klientët me Parapagim
Për të përdorur pakot, duhet fillimisht të bëni mbushje nga kanalet e ndryshme dhe më
pas të aktivizoni paketën përkatëse përmes kodit të shkurtër:

  • *118*1# për 1 GB
  • *118*2# për 3 GB
  • *118*3# për 5 GB
    Ose përmes aplikacionit MyIPKO.
    Nëse keni nevojë për internet shtesë në Kosovë, mund të përdorni pakot e internetit
    duke thirrur *900#.

Kujdes dhe Këshilla

  • Për të shmangur shpenzimin e pakontrolluar nga llogaria kryesore, ndaloni
    opsionin “data” në telefon para se të aktivizoni një pako të re dhe pastaj ndizni
    përsëri “data”.
  •  MB e pashfrytëzuara humbin në skadim të pakos. Aktivizoni pako të re para
    skadimit për të ruajtur MB-të.
  • Në rast probleme me internetin, kontrolloni nëse keni internetin e aktivizuar duke thirrur *321#.
  • Kur paketa e roamingut është shpenzuar, qasja në internet ndërpritet për të mbrojtur balancën tuaj.
  • Aktivizoni një pako të re për të vazhduar përdorimin.
  • Mbushje dhe Mbështetje
    IPKO ofron mundësi mbushjeje në vlera të ndryshme për numrin tuaj apo për numra të
    tjerë IPKO, përmes:
  • Portalit të pagesave online
  • Aplikacionit MyIPKO
  • E-banking të bankës suaj
  • Dyqaneve dhe distributorëve IPKO

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim