Politika e privatësisë së Ipko Telecommunications LLC

Të përgjithshme

IPKO Telecommunications LLC (këtu e tutje referuar si “IPKO”) është kompani e themeluar në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë, me pronësi të plotë nga Telekomi Slloven. në përputhje të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të dhënave personale 06/l-082, përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike.

Në këtë Politikë të Privatësisë, IPKO TELECOMMUNICATIONS LLC. (në tekstin e mëtejmë: IPKO) ofron informacione për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ligji NR. 06/L-082 për abonentët e saj, përdoruesit e shërbimeve të saj, blerësit dhe personat e tjerë.

Informacionet dhe të dhënat specifike në lidhje me përpunimin e të dhënave personale brenda fushëveprimit të secilës marrëdhënie specifike kontraktuale mund gjithashtu të specifikohen edhe në kontratë, termat dhe kushtet e përgjithshme të përdorimit, dhe në ofertën e shitjes për marrëdhëniet përkatëse kontraktuale dhe/ose shërbimin përkatës.

Kjo Politikë e Privatësisë do të zbatohet “mutatis mutandis (në të njëjtën mënyrë)” në përpunimin e të dhënave të përdoruesve, kur përdoruesit e tillë janë subjekte juridike ose afariste.

Informacione mbi kontrolluesin

Me kusht që dokumentet, që rregullojnë një marrëdhënie specifike kontraktuale, nuk përcaktojnë ndryshe, kontrolluesi i të dhënave personale do të jetë IPKO TELECOMUNICATIONS LLC, Rruga “Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë, www.ipko.com, info@ipko.com.

Ju mund të komunikoni me shkrim me Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të IPKO’s, përmes postës (IPKO Telecommunications LLC, Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rruga Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë ”) dhe / ose përmes e-mail-it: (ipkoprivacy@ipko.com).

 

Bazat dhe qëllimet e përpunimit të të dhënave personale

Marrëveshja/Kontrata

IPKO përdor të dhënat për të lidhur marrëveshje / kontrata dhe për të përmbushur detyrimet kontraktuale nga marrëdhëniet kontraktuale me përdoruesit. Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale është gjithashtu i qartë nga marrëveshja/kontrata dhe/ose dokumentet e tjera, që rregullojnë marrëdhëniet përkatëse kontraktuale. Kur përpunohen të dhëna personale për nevojat e zbatimit të një marrëveshje / kontrate, IPKO do të përpunojë vetëm të dhënat, të cilat kërkohen për lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjes/kontratës dhe/ose për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

Gjatë ofrimit të shërbimeve specifike, IPKO do të përpunojë të dhëna personale vetëm për qëllimet, e parapara me marrëveshjet/kontratat, dhe kushteve të përdorimit për shërbimin përkatës. Në rast të ndryshimeve të shërbimeve ekzistuese ose futjes së shërbimeve të reja, IPKO do të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë ose të ndryshojë marrëveshjet / kontratat ekzistuese dhe termat dhe kushtet, dhe/ose të lidhë apo miratojë terma dhe kushte të reja.

Ligji

Përveç përpunimit të të dhënave personale, që kërkohen për të lidhur ose zbatuar marrëveshjen /kontratën, IPKO gjithashtu përpunon të dhëna personale në raste, të përcaktuara me ligj.

Të dhënat personale dhe kategoritë e të dhënave personale, të përpunuara nga IPKO në përputhje me ligjin, përcaktohen në marrëveshjet/kontratat dhe në termat dhe kushtet për përdorimin e shërbimit përkatës. Në rast të ndryshimeve të shërbimeve ekzistuese ose futjes së shërbimeve të reja, nëse është e nevojshme dhe në pajtim me ligjin, IPKO do të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë ose të ndryshojë marrëveshjet / kontratat ekzistuese dhe termat dhe kushtet, dhe/ose të lidhë ose miratojë terma dhe kushte të reja.

Pëlqimi

Në rast të pëlqimit të përdoruesit, IPKO do të përpunojë të dhënat personale vetëm për qëllimet, për të cilat përdoruesi e ka dhënë pëlqimin. Në rastet kur përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, përdoruesi mund të tërheqë në çdo kohë pëlqimin e tij të dhënë.

Kur përpunon të dhëna personale bazuar në pëlqimin, IPKO do të vlerësojë siç duhet, se cilat të dhëna kërkohen për një qëllim specifik, dhe do të përdorë vetëm ato të dhëna, të cilat nevojiten për të arritur qëllimin. Gjatë përpunimit të të dhënave personale, IPKO do të mbrojë siç duhet të dhënat e tilla dhe të zbatojë aktivitetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave.

Duke e dhënë pëlqimin e tij, përdoruesi bie dakord që IPKO mund të përpunojë të dhëna personale ose kategori të të dhënave personale, të disponueshme për përdoruesit, të cilat janë të shënuara në pëlqim. Kjo mund të përfshijë të dhëna, të cilat përdoruesi i dorëzon tek IPKO kur lidhin dhe zbatojnë marrëdhënie kontraktuale (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në: të dhëna nga aplikacionet, marrëveshjet/kontratat, pyetësorët, sondazhet dhe dokumente të tjera, përfshirë të dhënat për shërbimet e abonuara të dëshiruara ose pajisjet), informacionet mbi blerjen e mallrave dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në informacionin mbi shërbimet e përdorura dhe/ose të faturuara, përfshirë sasinë dhe llojin e tyre, gjithashtu edhe informacionin mbi përdorimin e faqes së internetit dhe aplikacioneve të IPKO), dhe të dhënat për trafikun dhe vendndodhjen (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në: informacionet mbi lidhjet dhe të dhënat e ndërlidhura të vendndodhjes, të dhënat mbi vendndodhjen e pajisjeve).

Ofertat e personalizuara përfshijnë ofertat e përgjithshme të IPKO, të cilat IPKOua dorëzon përdoruesve kur vlerëson se ato mund të jenë interesante për një përdorues specifik, si dhe oferta, të përshtatura në mënyrë të posaçme për secilin përdorues. IPKO do të përpunojë të dhëna për vendimmarrje të automatizuar nëse një ofertë specifike është interesante për një përdorues specifik, si dhe për profilizimin/segmentimin e tyre (p.sh. bazuar në të dhëna demografike, socio-grafike dhe të sjelljes dhe kritere dhe faktorë të tjerë, të tillë si gjinia, mosha, vendndodhja e vendbanimit, frekuenca e përdorimit të shërbimit, lloji dhe koha e përdorimit të shërbimeve, faqet e internetit dhe të aplikacioneve, zakonet e blerjes në të kaluarën, vendndodhja ose identifikimi në internet), mbi bazën e të cilave IPKO do t’i paraqesë oferta përdoruesit.

Bazuar në pëlqimin, IPKO mund t’i paraqesë përdoruesit informacione dhe oferta përmes të gjithë kanaleve të komunikimit të radhitura në pëlqim, për të cilat të dhënat janë në dispozicion brenda fushëveprimit të marrëdhënies kontraktuale, e cila është subjekt i pëlqimit të përdoruesve.

Kur përpunohen të dhënat për zhvillimin dhe marketingun e drejtpërdrejtë të mallrave dhe shërbimeve për përdoruesit e biznesit dhe partnerët e IPKO’s, të dhënat personale do të përpunohen vetëm nga ana e IPKO’s ose nga një entitet, i autorizuar nga IPKO.

Në rast se një klient jep pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave për një qëllim specifik dhe nuk e ka tërhequr pëlqimin e tillë, IPKO mund – që brenda fushëveprimit në përputhje me rregulloret – të përpunojë të dhëna personale për një qëllim të tillë për dy vjet të tjerë pas përfundimit të marrëdhënies kontraktuale, për të cilin është dhënë pëlqimi.

IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna dhe pëlqime nga individë, të cilët nuk janë abonentë ose përdorues të shërbimeve të IPKO’s, dhe t’i përpunojë këto të dhëna në përputhje me pëlqimin e tyre. Në rast se abonenti i mundëson përdorimin e shërbimeve një personi tjetër, ata do ta autorizojnë personin e tillë që të japë pëlqimin brenda fushëveprimit të shërbimeve të mundësuara.

Përdoruesit mund të tërheqin pëlqimin e tyre duke dërguar një kërkesë me shkrim në: IPKO TELECOMUNICATIONS LLC, Rruga “Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë, info@ipko.com; duke dorëzuar një kërkesë me shkrim në pikat e shitjes së IPKO’s; duke dërguar kërkesën e tyre me e-mail në: info@ipko.com ose duke telefonuar në numrin +38349/43/700700.

Në rastet kur pëlqimi merret përmes shërbimeve të komunikimit elektronik ose shërbimeve të informacionit (p.sh. me mesazh SMS, aplikacione) dhe kur është e përshtatshme, përdoruesit gjithashtu mund edhe të tërheqin pëlqimin e tyre përmes këtyre kanaleve të komunikimit.

Në rast se tërhiqet një pëlqim, IPKO do të pushojë së përpunuari të dhëna, të mbledhura bazuar në pëlqimin përkatës, dhe / ose nuk do t’i përpunojë më ato për qëllimin i cili ishte objekt i pëlqimit.

Përpunimi i bazuar në interesin legjitim

IPKO gjithashtu përpunon të dhënat personale të përdoruesve për interes legjitim të kompanisë (IPKO) ose palëve të treta për qëllime, të renditura këtu ose në marrëveshje/kontratë, si dhe në termat dhe kushtet apo në dokumentet e tjera, të cilat rregullojnë një marrëdhënie kontraktuale specifike.

Në rast të përpunimit të të dhënave personale të përdoruesve bazuar në një interes legjitim, IPKO do të merr parasysh efektet e mundshme të këtij përpunimi tek përdoruesit (si pozitive ashtu dhe negative), si dhe të drejtat e përdoruesve në lidhje me përpunimin e tillë. Në një rast të tillë, interesi legjitim i IPKO’s nuk mbizotëron automatikisht mbi interesat, të drejtat themelore dhe liritë e përdoruesve. IPKO nuk do të përpunojë të dhëna në rastet kur interesat e përdoruesit (p.sh. kur përdoruesi është fëmijë) mbizotërojnë mbi interesat e IPKO, nëse nuk posedon pëlqimin e përdoruesit, ose nëse përpunimi i tillë nuk kërkohet nga rregulloret dhe/ose kur përpunimi i tillë nuk lejohet në pajtim me ligjin.

Kur përpunohen të dhëna personale bazuar në një interes legjitim, IPKOdo të përpunojë vetëm të dhënat e nevojitur për të arritur qëllimin, në përputhje me pëlqimin e dhënë, dhe do të zbatojë të gjitha masat përkatëse të mbrojtjes së të dhënave personale.

IPKO do të përpunojë të dhënat personale të përdoruesve bazuar në interesin e saj legjitim në përputhje me këtë politikë, në rastin dhe për qëllimet e renditura më poshtë. Shembuj shtesë të përpunimit të bazuar në një interes legjitim mund të radhiten gjithashtu në marrëveshje/kontratë, termat dhe kushtet, si dhe në dokumentet e tjera që rregullojnë çdo marrëdhënie kontraktuale.

Parandalimi i mashtrimit

Si pjesë e kujdesit për përdoruesit e saj, si dhe e përpjekjeve për të siguruar vazhdimësinë e saj të biznesit, IPKO bën përpjekje që të parandalojë mashtrimet dhe të ofrojë siguri, qëndrueshmëri dhe funksionim të vazhdueshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të IPKO. Kur hyni në marrëdhënie kontraktuale dhe bleni mallra ose shërbime, dhe gjatë zbatimit të marrëdhënieve kontraktuale dhe përdorimit të shërbimeve, IPKO do të zbatojë procedurat dhe masat për parandalimin e mashtrimit dhe për të garantuar sigurinë e shërbimeve, rrjeteve dhe biznesit të saj. Kur përpunon të dhëna për qëllimet e specifikuara më sipër, IPKO do të përpunojë informacione në lidhje me përdoruesit dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO, përfshirë të dhënat e trafikut dhe vendndodhjes. Si rregull, interesi legjitim i IPKO për të parandaluar mashtrimin gjithmonë mbizotëron mbi interesat, të drejtat themelore dhe liritë e përdoruesve. Në bazë të përpunimit të të dhënave, IPKO mund të miratojë masa parandaluese të mashtrimit, të cilat mund të përfshijnë parandalimin ose kufizimin e qasjes në shërbimet dhe rrjetet e IPKO, kufizimin e të drejtave nga marrëdhëniet kontraktuale, shkëputjen e marrëdhënies kontraktuale, aktivitetet e kërkuara për identifikimin e përdoruesve dhe/ose shkelësve, fillimin e procedurave përkatëse civile, inspektuese ose penale për parandalimin ose kufizimin e mashtrimit, si dhe masa të tjera, të lejueshme me ligj ose rregullore.

Analiza e marketingut

Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, bazat ligjore për marketing të drejtpërdrejtë mund të shërbejnë gjithashtu si një interes legjitim. Në përputhje me interesin e saj legjitim dhe për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, IPKO përpunon gjithashtu edhe të dhënat për segmentimin dhe profilizimin e përdoruesve të saj. Në këtë rast IPKO përpunon të dhënat në lidhje me përdoruesin dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO, faqeve të internetit dhe aplikacioneve të saj, rrjeteve sociale dhe Programin e Besnikërisë. Sidoqoftë, në këtë rast IPKO nuk përpunon të dhëna të trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse ka marrë pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës. Përpunimi i tillë i të dhënave nuk ndikon në të drejtat e përdoruesve që rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuale.

Pasi që IPKO ofron një gamë të gjerë shërbimesh që i nënshtrohen rregulloreve dhe rregullave të ndryshme, përpunimi i të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë në pajtim me një interes legjitim mund të përcaktohet në mënyrë shtesë në kontrata, termat dhe kushtet, si dhe në dokumentet e tjera të zbatueshme për një shërbim të veçantë.

Sondazhet

Reagimet e përdoruesve kërkohen dhe ndihmojnë shumë në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë të cilat i përmbushin nevojat e përdoruesve. IPKO dëshiron të mbledhë informacionin më të rëndësishëm në lidhje me kënaqshmërinë e përdoruesve me shërbimet dhe ofertat e IPKO’s. Kohë pas kohe dhe kur është në kontakt me përdoruesit e saj, IPKO gjithashtu mund t’u dërgojë këtyre përdoruesve një ftesë për të plotësuar një pyetësor anketimi dhe/ose të paraqesin reagimet dhe mendimet e tyre rreth shërbimeve dhe ofertave të IPKO’s. Në raste të tilla IPKO përpunon informacionin kontaktues të përdoruesve (numrin e telefonit, e-mailin) dhe informacionin në lidhje me kontaktin. Plotësimi i sondazheve është vullnetar, ndërsa (mos) dështimi për të plotësuar sondazhin nuk do të ndikojë në të drejtat e përdoruesve.

Menaxhimi i rrezikut/riskut

Kur bën biznes me përdoruesit e saj, IPKO do të veprojë me kujdesin e plotë e të duhur, përfshirë menaxhimin e kujdesshëm të rrezikut. Në mënyrë që të menaxhojë rreziqet, IPKO mund të monitorojë zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale me përdoruesit e saj, duke përfshirë përpunimin e të dhënave për përdoruesit dhe përdorimin nga ana e tyre të shërbimeve të IPKO’s, ndërsa këto të dhëna përdoren për segmentimin dhe profilizimin e përdoruesve.. Sidoqoftë, në këtë rast IPKO nuk do të përpunojë të dhënat e trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse e ka siguruar pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës. Nëse të bërit biznes me një përdorues specifik mund të përbëjë rrezik për IPKO’n, IPKO mund të miratojë masa përkatëse për të zbutur një rrezik të tillë, duke përfshirë kufizimin e qasjes në shërbime. Për më tutje, ofertat specifike të IPKO’ mund të jenë në dispozicion vetëm për grupe specifike të përdoruesve, të cilët plotësojnë kërkesat e përcaktuara në ofertë, e të cilat mund të përfshijnë një nivel të caktuar të rrezikut.

Analizat

IPKO përpiqet për personalizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe ofertave të saj. Prandaj, ajo mban një interes legjitim për monitorimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe analizimin e përdorimit të shërbimeve nga përdoruesit e saj, d.m.th. për planifikimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe aplikacioneve, për vlerësimin e tregut dhe për matjen e suksesit të shitjeve, aktivitetet e marketingut dhe aktivitetet që synojnë përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe cilësisë së shërbimeve. Në këtë rast IPKO do të përpunojë vetëm të dhënat në lidhje me përdoruesin dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO’ , faqet e internetit dhe aplikacionet e saj, rrjetet sociale dhe Programin e Besnikërisë, përderisa zbaton gjithashtu edhe masat përkatëse të mbrojtjes që mund të përfshijnë anonimizimin dhe / ose pseudonimizimin. Sidoqoftë, kur vepron kështu, IPKO nuk do të përpunojë të dhëna të trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse e ka siguruar pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës, apo nëse të dhënat e tilla janë anonimizuar para kësaj. Përpunimi i të dhënave për analiza nuk ndikon në të drejtat e përdoruesve që rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuale.

Marrja e pëlqimeve

Kur ofron mallra ose shërbime, IPKO dëshiron t’u ofrojë përdoruesve të saj informacione përkatëse dhe të përpunojë të dhëna personale sa më shumë që të jetë e mundur në përputhje me dëshirat dhe pritjet e përdoruesve. Kështu, kur ushtron marrëdhënie kontraktuale me përdoruesit, IPKO ka një interes legjitim që të kërkoj pëlqimin e tyre. Në këtë proces, IPKO do të përpunojë numrin(at) e telefonit, adresën e postës elektronike, emrin, mbiemrin dhe adresën postare, emrin e përdoruesit, identifikuesit e ndërfaqes/aplikacionit televiziv dhe informacionin mbi pëlqimet, të cilat më pastaj mund të përdoren për të kërkuar nga përdoruesit që të ofrojnë pëlqimet e tyre.

Të dhëna për aparatet/pajisjet e rrjetit

Kur instalohen pajisje të rrjetit për shërbime brez gjerë, pajisjet përdoren për të vendosur dhe ruajtur cilësimet, të cilat përputhen me nevojat e përdoruesit. Në rast të ndërhyrjeve për qëllime të riparimit, kur cilësimet duhet të rivendosen ose aparatet/pajisjet duhet të zëvendësohen, ose kur kërkohet mbështetja për të vendosur siç duhet aparatet/pajisjet përkatëse, sigurimi i një shërbimi me cilësi të lartë dhe të shpejtë është i mundur vetëm nëse IPKO ruan këto cilësime. Në këtë proces, të dhënat nga aparatet/pajisjet e rrjetit përpunohen (cilësimet e rrjetit të përdoruesit, d.m.th duke përfshirë por duke mos u limtuar tek: serveri DHCP, LAN i modemit, rezervimet e DHCP MAC-IP, PortForWarding, cilësimet DMZ, informacionet në lidhje me pajisjet e përdoruesit dhe lidhjet e tyre të ndërsjella – adresa fizike MAC , adresa IP e caktuar dhe emri i pajisjes). IPKO e përdor këtë informacion për të siguruar mbështetje dhe asistencë për përdoruesit, dhe gjatë ndërhyrjeve me qëllim riparimi në aparatet/pajisjet e rrjetit.

E drejta për të kundërshtuar

Përdoruesi do të ketë të drejtën që të kundërshtojë dhe ka mundësi, në çdo kohë, që të kundërshtojë përpunimin e të dhënave për qëllimet e specifikuara më lart. Në këtë rast IPKO – nëse kjo është e mundur dhe nëse interesat e IPKO’s nuk mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e përdoruesit – do të pushojë së përpunuari të dhënat për këto qëllime. Një përdorues mund ta paraqesë kundërshtimin e tij duke dërguar një kërkesë me shkrim te IPKO , ose përmes postës elektronike në: info@ipko.com; me postë të rregullt në IPKO Telecommunications LLC, Rruga ”Zija Shemsiu” Nr. 34, Prishtinë; ose duke paraqitur kërkesën e tyre me shkrim në pikat e shitjes së IPKO’s.

Llojet e të dhënave

Llojet dhe/ose kategoritë e të dhënave personale të përpunuara nga IPKO varen nga shërbimi përkatës dhe janë të renditura apo përshkruhen në marrëveshje/kontratë dhe / ose në termat dhe kushtet për përdorimin e shërbimit përkatës. IPKO mund t’i sigurojë të dhënat personale ose drejtpërdrejt nga përdoruesi, ose në mënyrë indirekte përmes përdorimit të një shërbimi specifik nga përdoruesi. IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna personale nga palë të treta – në këtë rast IPKO do të marrë dhe përpunojë të njëjtat lloje dhe/ose kategori të të dhënave personale, sikur të dhënat e tilla të ishin marrë drejtpërdrejtë nga përdoruesi. IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna personale të përdoruesit nga një palë e tretë, e cila lidhë apo dëshiron të lidhë një marrëdhënie kontraktuale me IPKO (p.sh. punëdhënësi i përdoruesit ose një përdorues tjetër i IPKO’s, partnerët kontraktualë të cilët i rendisin individët si persona të kontaktit, etj.). Në një rast të tillë, pala e tretë duhet të sigurojë lejen përkatëse për transmetimin e të dhënave personale tek IPKO dhe do ta informojë dhe njoftojë rregullisht përdoruesin për këtë.

Me qëllim të kontrollimit të saktësisë së të dhënave dhe marrjes së të dhënave të sakta, IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna nga palë të treta vetë. Në këto raste, IPKO do të marrë të njëjtat lloje të të dhënave, sikur të dhënat e tilla të ishin paraqitur apo do të duhej të ishin dorëzuar nga përdoruesi kur lidhë marrëdhënien kontraktuale (p.sh. adresa e re/e saktë kur lidhin marrëdhënien e tyre të abonimit, etj.)

Përdoruesit e të dhënave personale

Përdoruesit e të dhënave personale përfshijnë IPKO , furnitorët e IPKO , partnerët kontraktues të IPKO’s dhe organet shtetërore.

Para se IPKO të lejojë furnitorët e saj apo partnerët e biznesit të kenë qasje në të dhënat personale, IPKO së pari do të verifikojë, nëse ata janë në përputhje me kërkesat e IPKO përkitazi me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç nëse nuk përcaktohet në mënyrë eksplicite ndryshe nga kontrata për marrëdhëniet specifike kontraktuale për përpunimin e të dhënave personale nga furnitorët dhe partnerët e biznesit, IPKO do të jetë përgjegjëse ndaj përdoruesve për përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve. Furnitorëve dhe partnerëve të biznesit të IPKO’S mund t’u lejohet qasja në të dhënat personale në masën përkatëse dhe brenda fushëveprimit përkatës, sipas nevojës për furnizimin/shpërndarjen e mallrave dhe/ose ofrimin e shërbimeve.

PKO mund t’ua paraqesë informacionin e abonentit/përdoruesit partnerëve kontraktualë, të cilëve IPKO ua caktoi pretendimet e saj kundrejt abonentit/ përdoruesit.
Organet zyrtare mund të marrin të dhëna personale nga IPKO vetëm në raste dhe në pajtim me procedurat, e përcaktuara me ligj.

Bashkë-kontrolluesit e të dhënave personale

IPKO shet ose ofron shërbime specifike në bashkëpunim me partnerët, të cilët gjithashtu hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale me klientin dhe janë – në këto raste – gjithashtu edhe kontrollues të të dhënave me kërkesat e tyre për përpunimin e të dhënave personale, përfshirë kërkesat për transmetimin e tyre tek vendet e treta. Në këto raste, partneri i biznesit i IPKOdo të jetë drejtpërdrejtë përgjegjës ndaj përdoruesve për përpunimin e të dhënave të përdoruesve (dhe IPKOnuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për përpunimin e tillë nga ana e partnerit të saj kontraktual).

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim