VoLTE – Përjetoni të ardhmen e komunikimit me IPKO
Ne, IPKO, ju prezantojmë shërbimin më të ri dhe më të avancuar për komunikim – VoLTE (Voice over LTE), që ofron përvojën më të mirë të mundshme të thirrjeve.
Përjetoni cilësi të lartë të zërit, lidhje të menjëhershme dhe thirrje pa ndërprerje.
Shijoni mundësinë për të folur dhe shfletuar internetin njëkohësisht, pa asnjë vonesë apo shkëputje gjatë thirrjeve.
Qëndroni të lidhur kudo, falë mbulimit të gjerë të rrjetit LTE dhe përjetoni një komunikim më të avancuar dhe të besueshëm.
Aktivizoni VoLTE tani dhe bëhuni pjesë e të ardhmes së komunikimit!Një shërbim pa kosto shtesë, që sjell gjithçka që ju nevojitet për komunikim pa pengesa dhe me cilësi të jashtëzakonshme.
Shërbime shtesë
Si ta aktivizojmë
Pyetjet më të shpeshta
VoLTE është i disponueshëm në një gamë të gjerë pajisjesh, përfshirë iPhone nga modeli iPhone 6 dhe më tej, modelet Samsung S6 dhe Google Pixel 4. Ju lutemi per me shume detaje shiqoni referojuni listes.
Për të kontrolluar nëse VoLTE është aktiv, kërkoni këto indikacione (në varësi të pajisjes suaj):
• Një logo “VoLTE” në ekran.
• Logoja 4G mbetet e dukshme gjatë thirrjeve (nuk do të kalojë në 3G).
Jo, nuk keni nevojë të ndryshoni planin tuaj aktual. VoLTE funksionon me pakon tuaj aktuale për thirrje dhe te internetit , duke ofruar një përvojë të përmirësuar thirrjesh pa ndryshime në pakon tuaj.
Thirrjet VoLTE nuk përdorin pakon tuaj të internetit. Ato tarifohen si thirrje të zakonshme sipas pakos tuaj, pa ndikim në përdorimin e pakos suaj te internetit.
Nuk ka pagesa shtesë për përdorimin e VoLTE. Thirrjet tarifohen në të njëjtën mënyrë si thirrjet e zakonshme sipas pakos suaj aktual.
Në këtë rast, ai nuk do të mund të përfitojë nga shërbimi VoLTE dhe komunikimi do të realizohet në mënyrën që është aktualisht në rrjetin 3G/2G.
Po, VoLTE është plotësisht kompatibël me kartat eSIM.
Në shumicën e rasteve, VoLTE mund të përmirësojë lehtë jetëgjatësinë e baterisë duke optimizuar përdorimin e rrjetit gjatë thirrjeve.
Po, mund të bëni thirrje VoLTE tek çdo person brenda rrjetit tuaj ose tek përdoruesit e operatorëve të tjerë.
Nëse nuk ka mbulim 4G, thirrja juaj do të kalojë pa ndërprerje në rrjetin më të përshtatshëm, duke siguruar që thirrja të mos ndërpritet.
Prano të rejat nga IPKO
© Copyright - Ipko Telecommunications LLC
Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?
Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.