Të nderuar,
IPKO Telecommunications LLC, fton të interesuarit për ofertim konkurues për “Shërbimet e projektimit për Qendrën e të dhënave të IPKO në Prizren”.
Të interesuarit mund ta pranojnë dokumentacionin me kushtet e përgjithshme për ofertim, duke na kontaktuar në email adresën tonë procurement@ipko.com, më së largu deri me datë: 24.01.2025, ora 15:00.
Të interesuarit për dokumentacionin me kushtet e përgjithshme për ofertim, në kërkesën e tyre duhet të dërgojnë edhe certifikatën e biznesit me të dhënat për lëmin e tyre të operimit, nëse i përshtaten qëllimit të kësaj ftese për ofertim.
IPKO Telecommunications LLC
Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34
10 000 Prishtinë.