Kushtet dhe rregullat e Lojës Shpërblyese “DIASPORA SUMMER”

Periudha e Kampanjës : deri më 31 Gusht 2025

Klientët që mund të marrin pjesë:  Të gjithë klientët që gjatë periudhës së kampanjës aktivizojnë njërën nga paketat e mëposhtme:

  • DIASPORA 3 – (Pako e telefonisë mobile)
  • DIASPORA 4 – (Pako e telefonisë mobile)
  • DIASPORA FIX – Pako e DTV+Internet (Përmes marrësit digjital ose aplikacionit IPKO TV)

Kushtet e pjesëmarrjes

Për të qenë pjesë e lojës shpërblyese, klienti duhet të:

  • Aktivizojë me sukses njërën nga pakot pjesëmarrëse gjatë periudhës së kampanjës.
  • Ofrojë të dhëna të sakta dhe valide personale gjatë procesit të aktivizimit.
  • Përfundojë aktivizimin përmes njërit nga kanalet zyrtare të shitjes (në dyqan, online ose përmes partnerëve të autorizuar).

Shpërblimet për klientët: Pas përfundimit të kampanjës, do të realizohet një tërheqje e rastësishme nga i cili do të përzgjidhen:

  • 4 bileta për Sunny Hill Festival – 2 bileta /për çift.
  • 1x Kupon udhëtimi për çift – MAX Travel (në vlerë prej 1,000 €)
  • 1x iPhone 16 Pro Max

Përzgjedhja e fituesve dhe njoftimi

Fituesit do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga lista e pjesëmarrësve të kualifikuar me çmimet dhe në datat si në vazhdim:

Fituesit do të kontaktohen direkt përmes telefonit ose emailit dhe me pëlqimin e tyre do të publikohen në kanalet tona zyrtare të komunikimit.

 Kushtet e tjera:

  • Shpërblimet nuk mund të transferohen apo të konvertohen në të holla.
  • Çdo klient ka të drejtë të fitojë vetëm një shpërblim.
  • Kompania rezervon të drejtën të përjashtojë pjesëmarrës që japin informata të pavërteta apo shkelin rregullat e kampanjës.
  • Fituesi ka të drejtë të tërheqë shpërblimin brenda 60 ditëve pune pas publikimit të fituesit. Pas këtij afati, fituesi humbet të drejtën për tërhequr shpërblimin. Shpërblimi mund të tërhiqet vetëm gjatë kësaj periudhe 60-ditore dhe vetëm nga personi në emër të të cilit është kontrata, ose nga një person tjetër i autorizuar me autorizim valid.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim