IPKO: TELEVIZIONI KABLLOR DIGJITAL TANI OFROHET EDHE NË PEJË

Vendi:

Nga:

IPKO ka lëshuar televizionin digjital edhe në qytetin e Pejës. Të gjithë qytetarët e Pejës të cilët blejnë pakon Familjare të televizionit, do të përfitojnë nga çmimet e zbritura nga oferta promovuese. Gjatë kësaj periudhe, aktivizimi i pakos Familjare kushton vetëm 5 euro.   Prishtinë, 1 qershor 2010 – Qytetarët e Pejës nuk duhet të presin asnjë ditë më shumë, për të shikuar kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja, të cilat ofrohen në pakot e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.   Duke filluar nga data 1 qershor, kompania IPKO ofron të gjitha pakot e televizionit digjital edhe për qytetarët e Pejës, të cilët për një kohë të gjatë e kanë kërkuar edhe këtë shërbim nga kompania IPKO.   Për më tepër, të gjithë konsumatorët e rinj në qytetin e Pejës do të përfitojnë nga çmimet e zbritura nga oferta promovuese, ku aktivizimi i pakos Familjare tani kushton vetëm 5 euro, krahasuar me çmimin prej 20 euro, i cili paguhej më parë për aktivizimin e resiverit digjital.   Me gjithsejtë 19.95 euro, ata do të pajisen me resiverin digjital dhe pakon Familjare, e cila përmban kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja për filma, lajme, dokumentarë, muzikë dhe kanale për fëmijë.   Befasia e radhës për të gjithë konsumatorët e rinj në Pejë, është edhe pako DUO GOLD,  e cila përmban pakon e mirënjohur DUO (internet+TV) bashkë me 5 ngjarje televizive Pay per View dhe kanale shtesë të cilat nuk janë pjesë e pakos familjare , të cilat i bashkëngjiten pakos së re – DUO GOLD.   Shpejtësia e internetit prej 1Mbps për dy kompjuterë, Pako Familjare, pesë ngjarje PPV dhe shtesa të tjera interesante janë pjesë e pakos DUO GOLD. Çmimi promovues për konsumatorët e rinj është 29.95 euro, ndërsa në këtë çmim përfshihen të gjitha benefitet e pakos DUO GOLD (internet+TV) dhe resiveri digjital.  Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të kufizuar, dhe është pjesë e befasive pranverore të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e saj.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim