E ardhmja po ndërtohet sot, bashkë me BONEVET

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO është krenare që është Partner për Inovacion me BONEVET, një hapësirë që frymëzon, edukon dhe fuqizon të rinjtë me njohuri për teknologjinë dhe të ardhmen. Ky bashkëpunim përfaqëson përkushtimin tonë për të investuar në dijen, kreativitetin dhe zhvillimin digjital të gjeneratës së re në Kosovë.

Duke mbështetur punëtori, klasa dhe ngjarje si, Siguria në Internet dhe Njohuritë Mediatike, AI-Thon dhe MakersWeek, po ndihmojmë të rinjtë të zhvillojnë aftësi në siguri kibernetike, kodim, inteligjencë artificiale dhe mendim kritik ndaj medias. Vetëm në punëtoritë e para për sigurinë digjitale, 80 të rinj nga mosha 15–18 vjeç po mësojnë si të mbrohen online dhe si të përdorin mediat në mënyrë të përgjegjshme.

Partneriteti IPKO- BONEVET do të zgjerohet me programe të reja në robotikë, kodim dhe inteligjencë artificiale. Këto nisma do të shërbejnë si platforma që frymëzojnë të rinjtë të krijojnë zgjidhje reale përmes teknologjisë, duke përforcuar misionin e IPKO-s për të qenë promotor i transformimit digjital, edukimit të qëndrueshëm dhe inovacionit social në Kosovë.

ngjashme

Në IPKO besojmë se arsimi dhe barazia gjinore janë themele të një shoqërie të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.
IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Gjatë këtij viti, fokusi ynë do të jetë në fushatat e vetëdijesimit për kancerin!
Super Finalja e Gara së Robotikës KML Open 2024/25 përfundoi me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me emocione, sfida dhe inovacion për të rinjtë e Kosovës.
Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr. Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim