IPKO bashkon komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin e grave dhe parandalimin e kancerit të gjirit

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka organizuar fushatën vjetore “Së bashku kundër kancerit të gjirit gjatë muajit tetor, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe rëndësinë e shëndetit të grave. Gjatë kësaj fushate, qytetarët patën mundësinë të marrin këshilla falas nga mjekë specialistë të fushave të gjinekologjisë, onkologjisë, radiologjisë, patologjisë dhe nutricionizmit.

Ata gjithashtu dëgjuan rrëfime frymëzuese nga gratë e organizatës “Hope”, të cilat kanë përballuar me guxim këtë sëmundje. Punonjësit e IPKO-s morën pjesë në një ligjëratë të brendshme që trajtoi kujdesin shëndetësor, ushqimin e shëndetshëm dhe mirëqenien emocionale. Si vazhdimësi e kësaj nisme, janë publikuar edhe podcaste të dedikuara për këtë temë, me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe personave frymëzues që kanë tejkaluar këtë sfidë jetësore.

Përmes kësaj fushate, IPKO riafirmon përkushtimin e saj për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme, më të informuar dhe më të ndërgjegjshme, sepse kujdesi i hershëm shpëton jetë.

ngjashme

Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
IPKO ka kontribuar në përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në SOS Kopshtin në Prishtinë, duke krijuar një ambient më të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për fëmijët.
IPKO mbështet nxënësit në Kosovë duke investuar në arsimin dhe zhvillimin e tyre. Në prag të vitit të ri shkollor 2024-2025, IPKO ka dhuruar 7 laptopë për laboratorin e ri informatik në Shkollën Fillore "Musa Zajmi" në Gjilan.
IPKo-mbështet-sektorin
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim