IPKO mbështet shëndetin e qytetarëve me donacionin e 25-të për luftën kundër kancerit

Vendi:

Ref:

Nga:

Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.

Këtë herë, Qendra për Kujdes Familjar në Vushtrri është pajisur me:· Dy aparate të lëvizshme ultrasonografie për diagnostikim të hershëm të kancerit· Dy frigoriferë të specializuar për ruajtjen e sigurt të medikamenteve dhe vaksinave· Dy karrige speciale për marrjen e mostrave të gjakut, duke siguruar komoditet dhe efikasitet për pacientët dhe personelin mjekësor

Ky donacion, pjesë e festimit të 25-vjetorit të IPKO-s, shënon kontributin e 25-të të kompanisë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunitet, me një vlerë totale prej 300,000 Euro.

ngjashme

Programi inovativ “Të rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League dhe i sponsorizuar nga IPKO, ka nisur me modulin e parë, duke i hapur dyert 25 nxënësve nga pesë shkolla të mesme të Prishtinës për t’u thelluar në botën e robotikës dhe programimit me Python.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
IPKO ka organizuar fushatën vjetore “Së bashku kundër kancerit të gjirit” gjatë muajit tetor, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe rëndësinë e shëndetit të grave.
IPKO vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër kancerit me fushatën "Së bashku kundër kancerit", duke organizuar një sërë aktivitetesh në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren, nga data 16-25 tetor, 2023.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim