IPKO mbështet shëndetin e qytetarëve me donacionin e 25-të për luftën kundër kancerit

Vendi:

Ref:

Nga:

Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.

Këtë herë, Qendra për Kujdes Familjar në Vushtrri është pajisur me:· Dy aparate të lëvizshme ultrasonografie për diagnostikim të hershëm të kancerit· Dy frigoriferë të specializuar për ruajtjen e sigurt të medikamenteve dhe vaksinave· Dy karrige speciale për marrjen e mostrave të gjakut, duke siguruar komoditet dhe efikasitet për pacientët dhe personelin mjekësor

Ky donacion, pjesë e festimit të 25-vjetorit të IPKO-s, shënon kontributin e 25-të të kompanisë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunitet, me një vlerë totale prej 300,000 Euro.

Të ngjashme

Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në bashkëpunim me RAVE dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, IPKO u mundësoi fëmijëve një vizitë në ekspozitën Van Gogh: The Immersive Experience, në Deep Space Prishtina, duke u ofruar mundësinë të përjetojnë artin në një mënyrë interaktive dhe inovative.
Super Finalja e Gara së Robotikës KML Open 2024/25 përfundoi me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me emocione, sfida dhe inovacion për të rinjtë e Kosovës.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim