Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit

Vendi:

Ref:

Nga:

Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr.
Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për
menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor. Ky aktivitet ishte një hap
tjetër për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për punonjësit e IPKO-s në
menaxhimin e stresit si pjesë e Programit të Mirëqenies.

ngjashme

IPKO ka treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer përmes fushatës “Së bashku kundër kancerit”, e cila u realizua nga 11 deri më 13 tetor në Prishtina Mall.
Në 5 vjetorin e telefonisë mobile, IPKO ka vendosur që ta mbështesë ‘Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha’ në blerjen e 5 inkubatorëve të rinj për Njësinë Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen të gjitha foshnjat me rrezik të lartë, të cilat lindin kudo në Kosovë. Prej tyre, rreth 1100 foshnja në vit lindin para kohe dhe për të mbijetuar kërkojnë kushte shumë specifike.
IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.
IPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim