IPKO feston Bajramin me komunitetin dhe përhap dashuri

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë. Kjo festë nuk është vetëm një moment gëzimi, por edhe një mundësi për të ndarë kujdes, dashuri dhe solidaritet me ata që kanë më shumë nevojë.

Si çdo vit, ekipi ynë shpërndau ëmbëlsira dhe dhurata, por mbi të gjitha dhuroi kohë dhe përkushtim, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione të sinqerta. Nxituam së bashku të këndojmë, bisedojmë dhe të ndajmë gëzimin e kësaj dite të veçantë.

Këtë vit, iniciativës sonë iu bashkua edhe klubi i futbollit FC Prishtina 01, partner dhe sponsor i IPKO-s, duke argëtuar fëmijët me një lojë futbolli dhe duke e bërë festën edhe më të veçantë.

IPKO mbetet e përkushtuar për të përhapur dashuri, mirësi dhe mbështetje sociale, sot dhe çdo ditë.

ngjashme

IPKO ka mbështetur organizatën Action for Health në nisjen e një programi të ri të dedikuar për fëmijët që kanë përjetuar kancer në fëmijëri dhe janë trajtuar në Klinikën Hemato-Onkologjike në Pediatri.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
IPKO për të tretin vit radhazi rikthehet si partner ekskluziv i PowerToHR, duke vazhduar mbështetjen e komunitetit të HR-it, teknologjisë dhe biznesit në Kosovë
Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim