Së bashku kundër kancerit

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen
e pacientëve me kancer përmes fushatës “Së bashku kundër kancerit”, e cila u realizua
nga 11 deri më 13 tetor në Prishtina Mall.
Në bashkëpunim me AmCham Kosovo dhe Prishtina Mall, organizuam aktivitete që përfshinë:
 Konsultime me specialistë shëndetësorë si onkologë, gjinekologë, radiologë, patologë dhe
nutricionistë, të cilët ofruan këshilla mbi parandalimin e kancerit, faktorët e rrezikut dhe
rëndësinë e një stili të shëndetshëm jetese.
 Ndaje të historive frymëzuese nga pacientë që po luftojnë ose kanë tejkaluar kancerin,
duke shërbyer si burim shprese për komunitetin.
Përmes donacioneve në qendra spitalore dhe bashkëpunimeve me institucionet shëndetësore,
IPKO vazhdon të dëshmojë angazhimin për një shoqëri më të informuar dhe më të shëndetshme,
duke mbajtur përgjegjësinë sociale në thelb të veprimeve të saj.
Ky aktivitet pasqyron përkushtimin tonë për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, duke e bërë
bashkëpunimin dhe mbështetjen tonë një burim ndryshimi pozitiv.

IPKO has demonstrated its continued commitment to raising awareness and supporting cancer
patients through the “Together Against Cancer” campaign, held from October 11 to 13 at
Prishtina Mall.

ngjashme

Programi inovativ “Të rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League dhe i sponsorizuar nga IPKO, ka nisur me modulin e parë, duke i hapur dyert 25 nxënësve nga pesë shkolla të mesme të Prishtinës për t’u thelluar në botën e robotikës dhe programimit me Python.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.
IPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.
IPKO ka kontribuar në përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në SOS Kopshtin në Prishtinë, duke krijuar një ambient më të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për fëmijët.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim