IPKO për herë të tretë shpallet fituese e çmimit FIDES për kontribut në aktivitete filantropike

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka pranuar çmimin FIDES për kontribut në aktivitete filantropike, për dhurimin e sistemit të sofistikuar të ultrazërit në Klinikën Onkologjike të QKUK, ngjarje e organizuar çdo vit nga Forumi për Iniciativë Qytetare për të vlerësuar të gjithë kontribuuesit e shoqërisë si dhe për të stimuluar sa më shumë biznese dhe individ që të ndajnë të mirat e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

IPKO tash e shumë vite ka iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë. Disa nga kontributet kryesorë të IPKO-së në sektorin e shëndetësisë janë: dhurimi i pajisjeve mjekësore në 20 njësi pediatrike në qendrat kryesore për përkujdesje familjare, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe dhurimi i 5 inkubatorëve për Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 200,000.00 euro(dyqind mijë).

IPKO është një kontribuues i madh për shoqërinë, gjithmonë duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me temën kryesore, shëndetësinë, arsimin dhe sportin.

Të ngjashme

Kosova Cyber Team 2026 po përgatitet të përfaqësojë Kosovën në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2026, që do të mbahet më 12–16 tetor në Bochum, Gjermani.
IPKO ishte partner ekskluziv në Power to HR 2026, një nga samitet më të rëndësishme tëburimeve njerëzore në Kosovë. Eventi u mbajt në AMC Hall në Prishtinë dhe mblodhi profesionistë të HR-it dhe liderë tëindustrisë për diskutime mbi të ardhmen e punës dhe zhvillimet në menaxhimin e kapitalitnjerëzor.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.
Super Finalja e Gara së Robotikës KML Open 2024/25 përfundoi me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me emocione, sfida dhe inovacion për të rinjtë e Kosovës.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim