SMS falas: Ky është numri im i ri

Vendi:

Prishtin

Nga:

Ipko

Njoftoni të afërmit dhe miqtë tuaj, për numrin tuaj të ri!

IPKO vazhdimisht ofron shërbime inovative të cilat lehtësojnë komunikimin e klientëve tanë. “SMS Notifikimi” është shërbim relativisht i ri në botën e telekomunikimit dhe ofrohet për herë të parë në Kosovë. Ky shërbim lejon dërgimin e SMS porosisë tek të gjithë kontaktet të cilat klienti i ka në SIM kartelën e operatorit tjetër. Kontakteve tuaja ju shkon porosia: Përshëndetje numri im i ri ku mund të më kontaktoni është 049 (xxxxxx). (Emri) (Mbiemri).

Për ta përdorur këtë shërbim e gjitha çka duhet të bëni është të vizitoni njërën nga shitoret e IPKO’s dhe të bleni mbushje, numër, apo ndonjë shërbim tjetër. Është me rëndësi që me vete të keni SIM kartelën e operatorit tjetër, kurse kontaktet tek të cilët dëshironi ta dërgoni SMS porosinë duhet të janë të ruajtura aty.

Ky shërbim ofrohet falas në të gjitha shitoret tona.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim