Kulturë

PriFilm Fest

IPKO është krenare të mbështesë edicionin e 17-të të PriFest, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, që e shndërron Prishtinën në kryeqytet të kulturës dhe filmit.

PriFest ofron një dritare unike drejt botës së kinematografisë, duke sjellë filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota. Këtë vit, festivali vendos në qendër Austrin si vend fokus, duke forcuar edhe më shumë urat kulturore ndërkombëtare.

Ky festival është një platformë që frymëzon, sfidon dhe mbështet talentët e rinj të filmit.

Për IPKO-n, mbështetja e artit, kulturës dhe kreativitetit është pjesë thelbësore e misionit tonë për të fuqizuar komunitetin dhe për të nxitur inovacionin në çdo formë të tij.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim filmik që sjell emocione, art dhe frymëzim në zemrën e Prishtinës!

Festivali I Tetarove –Ferizaj

Krenarë që jemi sponsor i Festivalit të 55-të të Teatrove në Ferizaj, ngjarjes më të vjetër teatrore në Kosovë e rajon, që prej vitit 1970 mban gjallë pasionin për skenën dhe krijimtarinë.

Këtë vit, festivali sjell shfaqje shqiptare dhe ndërkombëtare, artistë të rinj, “Youth in the Black Box”, si dhe panele mbi rolet e grave në art dhe teatrin në epokën e teknologjisë.

Në IPKO besojmë se mbështetja e artit është investim në kulturë dhe komunitet.

Le të festojmë së bashku artin në zemër të Ferizajt!

E ardhmja po ndërtohet sot, bashkë me BONEVET

IPKO është krenare të jetë sponsore e inovacionit në BONEVET – një hapësirë që frymëzon, edukon dhe fuqizon të rinjtë me njohuri bashkëkohore në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes mbështetjes së punëtorive, klasave dhe eventeve si “Siguria në Internet dhe Njohuritë Mediatike”, AI-Thon dhe MakersWeek, po kontribuojmë në përgatitjen e gjeneratës së re për sfidat e së ardhmes.

Ky partneritet ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi në siguri kibernetike, kodim, inteligjencë artificiale dhe mendim kritik ndaj medias – duke i pajisur ata me kompetencat që kërkon epoka digjtale .

Sunny Hill

Aty ku muzika nuk ndalet, ku gjenerata e re feston dhe çdo moment shndërrohet në kujtim – IPKO është aty.

Jo vetëm si sponsor, por si pjesë e energjisë, shpirtit dhe ritmit që e bën Sunny Hill Festival një përvojë unike dhe të paharrueshme.

Në IPKO, ne ofrojmë më shumë se lidhje — krijojmë hapësira për përjetime të vërteta, pa ndërprerje, falë teknologjisë së fuqishme dhe përkushtimit tonë ndaj kulturës dhe brezit të ri.

Duke mbështetur festivalin më të madh muzikor në rajon, ne i japim zë artit, rinisë dhe kreativitetit, duke afruar njerëzit përmes muzikës dhe përjetimeve të përbashkëta.

Rame Lahaj

IPKO është krenare të mbështesë Ramë Lahaj International Opera Festival, festivalin që flet me gjuhën e artit dhe zemrën e emocioneve. Ky festival sjell në Kosovë artistë nga mbarë bota, duke e kthyer skenën operistike në një hapësirë ku ëndrrat nuk njohin kufij. Ashtu si muzika që depërton çdo mur, edhe IPKO, përmes teknologjisë së saj të avancuar, afron njerëzit dhe komunitetet, duke ndërtuar një të ardhme më të ndërlidhur, më të hapur dhe më njerëzore.

Në çdo hap që arti bashkon njerëzit, IPKO është aty — aty ku vizioni, kreativiteti dhe lidhja bëhen një

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – është fryma që udhëheq këtë festival dhe që IPKO e mbështet me krenari.

DokuFest

IPKO me krenari mbështet edhe këtë vit DokuFest — Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, si Partner i Artë.

Nga 1–9 gusht në Prizren, një përvojë unike me film, muzikë dhe diskutime që frymëzojnë dhe lidhin komunitetin. Mbështetja jonë është një përkushtim ndaj kulturës dhe mendimit kritik.

Me Anibar, krijojmë të ardhmen bashkë!

Edhe këtë vit, IPKO është krenar të jetë sponsor i Anibar International Animation Festival, që për të 16-in vit me radhë e kthen Pejën në qendrën e kreativitetit dhe animacionit.

Duke qëndruar përkrah Anibar-it, mbështesim të rinjtë, artistët dhe animatorët që përmes artit ndërtojnë botë të reja dhe rrëfime që frymëzojnë.

Tema e këtij edicioni, “WTF? (What’s the Future?)”, është një ftesë për të imagjinuar të ardhmen pa kufij, me guxim dhe vizion.

Për ne në IPKO, e ardhmja lind aty ku bashkohen pasioni, arsyeja dhe arti – një e ardhme që e mbështesim me përkushtim çdo vit.

Kosova Makers League

Më 28 qershor, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mbahet Super Finalja e KML Open 2024–25 me 400 nxënës dhe 100 ekipe, nën temën “Arena Robobasket 2025”. Një ditë plot energji, sfidë dhe kreativitet që ndërton të ardhmen

Kanga Jone

IPKO ka nderin të qëndrojë pranë Gala Koncertit “Kanga Jonë”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, që rikthen në skenë tingujt e pasur të trashëgimisë sonë muzikore.Kjo mbrëmje e veçantë është jo vetëm një koncert, por një udhëtim emocionues përmes krijimtarisë së kompozitorit të shquar Musa Piperku, dhe një rikujtim i vlerave që na lidhin si shoqëri. Për IPKO-n, mbështetja e artit dhe trashëgimisë kulturore është një mision i përhershëm. Ne besojmë se kultura është ura më e çmuar që lidh brezat, forcon identitetin tonë kolektiv dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të pasur me vlera.Le të festojmë së bashku artin që na përfaqëson dhe trashëgiminë që e ruajmë me krenari!

.

Rave Electricity

Më 10 maj, Prishtina bëhet epiqendra e muzikës elektronike moderne me rikthimin e RAVE Festival në një edicion të veçantë në AMC Hall.IPKO është krenare të jetë sponsor gjeneral i këtij eventi që sjell artistë ndërkombëtarë si Sama’ Abdulhadi, Fadi Mohem, Ya Z’an, George Adi dhe Uran B — një natë plot muzikë, energji dhe atmosferë unike.
Përmes mbështetjes së eventeve si RAVE Festival, ne fuqizojmë kulturën urbane, krijojmë hapësira për të rinjtë dhe afirmojmë Kosovën si destinacion të muzikës bashkëkohore

Saziso

Ky event nga SOSE Entertainment & RAVE sjell në skenë artin dhe traditën, duke krijuar një udhëtim emocionues përmes muzikës. Mbështetja e kulturës është pjesë e misionit tonë — për të ruajtur identitetin dhe frymëzuar brezat e rinj.

Prifest

IPKO është sponsor i artë i PriFest, festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, i cili u mbajt nga 10-15 shtator 2024. Festivali solli premierat botërore dhe krijime nga regjisorë të njohur, duke trajtuar tema sociale dhe historike. Me këtë mbështetje, IPKO tregon angazhimin për zhvillimin e kulturës dhe promovimin e talenteve të rinj, duke forcuar lidhjet kulturore të Kosovës me botën.

FOTOIST

IPKO mbështet FOTOIST, festivalin më të madh të fotografisë në Ballkan, i cili sjell në Prishtinë fotografë dhe entuziastë të kulturës nga e gjithë bota. Ky festival ofron ekspozita, ligjërata, debate dhe shfaqje filmash, duke promovuar krijimtarinë dhe dialogun kulturor. Kjo mbështetje thekson vlerën e artit në shoqëri dhe luan një rol të rëndësishëm në avancimin e kulturës në Kosovë.

Festivali I Teatrove Ferizaj

IPKO është sponsor i Festivalit të 54-të të Teatrove në Ferizaj, I mbajtur nga 1 deri më 6 shtator 2024.  Ky festival, si ngjarja më e vjetër teatrore në Kosovë dhe rajon, sjell artistë dhe regjisorë nga të gjitha trevat shqiptare që prej vitit 1970. Në IPKO, besojmë se mbështetja e artit është një investim i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës në vend.

Teen Fest Kosova

IPKO mbështi Teen Fest Kosova, festivali i parë mbarëkombëtar për kantautorët e rinj nga trojet shqiptare. Ky partneritet ndihmon në promovimin e muzikës shqipe dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke krijuar një platformë të rëndësishme për kantautorët e rinj nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora për të shfaqur krijimet e tyre origjinale.

Dokufest

Krenarë që sponsorizojmë edicionin e 23-të të DokuFest këtë vit, duke qëndruar besnik ndaj përkushtimit për komunitetin dhe ngjarjeve kulturore artistike në vend.

Tema “NEW ORDER” na ftoj të reflektojmë mbi ndryshimet dhe tranzicionet e mëdha që po formësojnë botën tonë sot.

Sunny Hill

Jemi krenarë të mbështesim 🔴 Sunny Hill Festival, duke kampionuar kreativitetin, diversitetin dhe shpirtin rinor. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme vendos 🇽🇰 Kosovën në hartën ndërkombëtare të festivaleve dhe lidhet me energjinë e të rinjve.

Anibar

IPKO sponsorizon Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ANIBAR! Me temën “Shembje Patriarkatit”, festivali promovon përfshirjen dhe barazinë përmes filmave të animuar, prezantimeve dhe diskutimeve, duke sfiduar diskriminimin gjinor dhe pabarazinë.

Bunnar Fest

IPKO është krenare që sponsorizon “Bunarfest”, një festival i dedikuar ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së lumenjve të Kosovës. Më 25 maj, vullnetarët e IPKO-së, së bashku me drejtorin e përgjithshëm Andras Pali, iu bashkuan komunitetit për të pastruar lumin Lumbardh në Prizren. Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve të Kosovës. Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të IPKO-së për një të ardhme të qëndrueshme dhe më të gjelbër.

Festari

IPKO është mbështetëse e FESTARI 2024, festivalin që bashkon komunitetin e Therandës për të festuar rininë, kulturën dhe trashëgiminë përmes aktiviteteve artistike, sportive dhe humanitare.

Manifesta 14 në Prishtinë

Si partner kryesor, IPKO ka mbështetur Manifesta 14 në Prishtinë, një platformë të rëndësishme për artin bashkëkohor dhe kulturën. Ky angazhim për zhvillimin e artit në vend thekson përkushtimin tonë ndaj kreativitetit dhe inovacionit. Manifesta 14 ofroi një program të pasur 100-ditor me aktivitete kulturore, duke sjellë artistë dhe komunitete ndërkombëtare për të eksploruar temat e kulturës dhe inovacionit. Kjo ngjarje ishte një mundësi unike për të lidhur njerëzit dhe idetë, duke krijuar një hapësirë ku arti dhe kultura gjejnë zë dhe frymëzim.

Bonevet

Bonevet: IPKO ka mbështetur BONEVET në projekte inovative që nxisin kreativitetin e të rinjve. Këto përfshijnë krijimin e Electric Vehicle IPKO BONEVET (EVIB), ku një grup adoleshentësh konvertoi një Renault Twingo në një automjet elektrik, si dhe projektin Electric Buggy, një mjet të ri të dizajnuar nga një tjetër grup krijuesish. Së fundmi, IPKO mbështeti projektin Electric Trike, i zhvilluar nga katër të rinj, që ofron transport të lehtë me një shpejtësi maksimale prej 25 km/h. Përveç kësaj, IPKO ka mbështetur projektin Kosova Makers League, garën më të madhe të robotikës për shkolla, duke përfshirë 50% të shkollave publike në Kosovë.  

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim