Kulturë

TSN Tour Prishtina – Yll Limani

Dy netë koncertesh në Prishtinë mblodhën mijëra adhurues të muzikës në kuadër të TSN Tour – Yll Limani.

Përmes mbështetjes teknologjike dhe shërbimeve të komunikimit, IPKO kontribuoi që publiku të qëndronte i lidhur gjatë eventit dhe të ndante përvojat në kohë reale. Përmes teknologjisë dhe inovacionit, IPKO mbështet ngjarje që krijojnë përvoja të paharrueshme dhe sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit.

Sunny Hill Festival – duke lidhur njerëzit përmes muzikës dhe teknologjisë

Mijëra vizitorë dhe artistë ndërkombëtarë u mblodhën në Prishtinë për Sunny Hill Festival 2026, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë dhe rajon.

Gjatë festivalit, IPKO kontribuoi që publiku të qëndronte i lidhur përmes infrastrukturës së besueshme të komunikimit, duke mbështetur një ngjarje që promovon muzikën, kreativitetin, turizmin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Kjo mbështetje pasqyron angazhimin e IPKO-së ndaj iniciativave që lidhin njerëzit përmes artit dhe teknologjisë.

Ramë Lahaj International Opera Festival – “Play Music, Not War”

Me moton “Play Music, Not War”, edicioni i gjashtë i Ramë Lahaj International Opera Festival solli në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe një program të pasur artistik.

Festivali e promovoi muzikën si një gjuhë universale që bashkon njerëzit, ndërton ura mes kulturave dhe përcjell mesazhe paqeje, dialogu dhe mirëkuptimi. Koncertet, masterclass-et dhe aktivitetet edukative krijuan mundësi edhe për zhvillimin e talenteve të reja. IPKO mbështeti festivalin, duke kontribuar në jetën kulturore, edukimin artistik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

IPKO dhe përvoja muzikore me Mahmut Orhan

Adhuruesit e muzikës elektronike u mblodhën në Prishtinë për një përvojë muzikore me Mahmut Orhan.

Përmes shërbimeve të komunikimit dhe mbështetjes teknologjike, IPKO kontribuoi që pjesëmarrësit të qëndronin të lidhur dhe të ndanin momentet e tyre në kohë reale. Mbështetja e IPKO-së për përvoja të tilla pasqyron rolin e teknologjisë në lidhjen e njerëzve dhe komunitetit.

Kreativiteti dhe inovacioni teknologjik – Kosova Makers League

Programimi, robotika dhe inteligjenca artificiale u vunë në shërbim të një sfide me fokus edhe në mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të “Operacioni HuskyLens: Shpëtimi i Bletëve”, organizuar nga Kosova Makers League.

Nxënësit patën mundësinë të aplikojnë njohuritë e tyre për të zhvilluar zgjidhje inovative që ndërthurin teknologjinë dhe kujdesin për mjedisin. IPKO mbështet iniciativa të tilla për të kontribuar në zhvillimin e aftësive digjitale dhe fuqizimin e të rinjve.

Grupi Marigona – “Përjetë”

Një kapitull i rëndësishëm i muzikës shqiptare u përmbyll me koncertin “Përjetë” të Grupit Marigona në AMC Hall në Prishtinë.

Koncerti mblodhi artistë dhe adhurues të muzikës për të nderuar krijimtarinë dhe trashëgiminë e një grupi që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare dhe ka krijuar kujtime për disa gjenerata. Përmes mbështetjes teknologjike dhe shërbimeve të komunikimit, IPKO kontribuoi në përvojën e publikut gjatë këtij eventi të veçantë.

FARDI Fest – duke bashkuar kulturën, muzikën dhe komunitetin

Muzika, kultura, arti dhe tradita u bashkuan në Rahovec gjatë edicionit 2026 të FARDI Fest.

Gjatë dy ditëve, publiku shijoi performanca nga artistë vendorë, aktivitete kulturore, hapësira kreative dhe përvoja për të gjitha gjeneratat. Përtej programit artistik, festivali krijoi mundësi për ndërveprim dhe promovimin e vlerave lokale. IPKO mbështeti FARDI Fest, duke kontribuar në iniciativa që forcojnë kulturën, kreativitetin dhe lidhjet brenda komunitetit.

DokuFest 2026 – Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër

DokuFest është një nga festivalet më të njohura të filmit dokumentar dhe të shkurtër në rajon, duke sjellë çdo vit në Prizren regjisorë, artistë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga Kosova dhe bota. Përmes projeksioneve, diskutimeve dhe programeve edukative, festivali promovon filmin, kreativitetin dhe shkëmbimin kulturor.

Si Sponsor i Artë, IPKO mbështet zhvillimin e këtij festivali, ndërsa kontribuon edhe përmes infrastrukturës së saj teknologjike, duke siguruar lidhje të qëndrueshme për vizitorët dhe pjesëmarrësit gjatë gjithë eventit.

Ditët e Shqiptarit – duke festuar kulturën, traditën dhe identitetin

Për më shumë se tri javë, Gjakova u bë një pikëtakim i artit, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare përmes edicionit 2026 të festivalit Ditët e Shqiptarit.

Programi me koncerte, ekspozita dhe aktivitete kulturore e artistike bashkoi artistë, krijues dhe mijëra vizitorë. IPKO mbështeti këtë manifestim, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, forcimin e pjesëmarrjes së komunitetit dhe lidhjen e traditës me gjeneratat e reja.

Anibar – duke fuqizuar kreativitetin dhe artin e animacionit

Peja u shndërrua edhe këtë vit në një qendër të animacionit, kreativitetit dhe shkëmbimit artistik ndërkombëtar përmes edicionit të 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.

Përmes filmave të animuar, punëtorive, diskutimeve dhe aktiviteteve edukative, Anibar krijon hapësirë për artistë, profesionistë dhe të rinj që të zhvillojnë talentin, shkëmbejnë ide dhe eksplorojnë forma të reja të shprehjes kreative. IPKO mbështeti festivalin, duke kontribuar në zhvillimin e industrive kreative, edukimit kulturor dhe talenteve të reja, si dhe në promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Kanga Jonë – Nderojmë trashëgiminë muzikore të Kosovës

IPKO mbështeti edicionin e fundit të “Kanga Jonë: Dashni nga Prishtina”, një koncert kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë muzikore të Kosovës.

Artistë të njohur i dhanë homazh figurave të shquara të skenës muzikore vendase — Muharrem Qena, Pranvera Badivuku dhe Reshat Randobrava — duke sjellë sërish në skenë veprat e tyre të përjetshme.

Duke mbështetur nisma që ruajnë këtë trashëgimi, IPKO ndihmon që ajo të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.

Kultura House – Hapësira që nxisin kreativitetin dhe kulturën urbane

IPKO mbështeti një event të organizuar nga Kultura House, një nismë që kontribuon në zhvillimin e skenës kulturore dhe krijuese të Prishtinës.

I zhvilluar në një hapësirë të veçantë urbane në lagjen Arbëri, dita bashkoi artin, muzikën dhe angazhimin komunitar — përmes hapësirave krijuese, prezantimit të nismave lokale dhe performancave live.

Bashkëpunimi pasqyron interesin e IPKO-së për hapësira ku kultura dhe komuniteti takohen, dhe për t’u dhënë vend nismave krijuese për t’u zhvilluar.

Marcel Dettmann në Prishtinë – Përvoja bashkëkohore muzikore

IPKO mbështeti një nga eventet më të spikatura të muzikës elektronike në Kosovë, mbajtur në AMC Hall në Prishtinë.

Programi i mbrëmjes bashkoi emra ndërkombëtarë të njohur si Marcel Dettmann dhe Elli Acula me artistë vendas si George Adi dhe Uran B, për një natë të ndërtuar rreth skenës në rritje të muzikës elektronike në Kosovë.

Mbështetja e eventeve të tilla është pjesë e mënyrës si IPKO investon në industrinë e argëtimit në vend, duke i dhënë hapësirë si emrave ndërkombëtarë ashtu edhe talentit vendas për t’u afirmuar te audienca të reja.

Chopin Piano Fest Prishtina – Promovimi i muzikës klasike në Kosovë

Chopin Piano Fest Prishtina është një nga festivalet kryesore të muzikës klasike në vend, duke sjellë në kryeqytet pianistë me famë ndërkombëtare dhe një program të dedikuar për repertorin klasik.

Mbështetja e IPKO-së për festivalin është pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë ndaj jetës kulturore të Kosovës, duke e afruar publikun me përvoja artistike të nivelit të lartë.

Bashkëpunimi i jep muzikës klasike një vend gjithnjë e më të fortë në skenën kulturore të Kosovës, vit pas viti.

Koncerti i Ana Carla Maza-s – Art dhe kulturë me IPKO-n

IPKO mbështeti koncertin e violonçelistes dhe këngëtares Ana Carla Maza, sjellë në Kosovë nga Sosé Entertainment — një mbrëmje plot ritëm, emocion dhe muzikalitet të jashtëzakonshëm, që pasuroi skenën artistike vendase.

Sosé Entertainment ka një traditë të sjelljes së emrave ndërkombëtarë në vend, dhe mbështetja e IPKO-së ndihmon që përvoja të tilla të bëhen të mundshme.

Investimi në evente me impakt të lartë është mënyra si IPKO ndihmon që arti dhe komuniteti të bashkohen, duke ndërtuar vlerë kulturore afatgjatë.

Sunny Hill Fistival- Ipko on the hill

Aty ku muzika nuk ndalet, ku gjenerata e re feston dhe çdo moment shndërrohet në kujtim, IPKO është aty.

Jo vetëm si sponsor, por si pjesë e energjisë, shpirtit dhe ritmit që e bën festivalin Sunny Hill një përvojë unike dhe të paharrueshme.

Në IPKO, ne ofrojmë më shumë se lidhje, krijojmë hapësira për përjetime të vërteta, pa ndërprerje, falë teknologjisë së fuqishme dhe përkushtimit tonë ndaj kulturës dhe brezit të ri.

Duke mbështetur festivalin më të madh muzikor në rajon, ne i japim zë artit, rinisë dhe kreativitetit, duke afruar njerëzit përmes muzikës dhe përjetimeve të përbashkëta.

DokuFest- Power the mind not the void

IPKO edhe këtë vit mbështet DokuFest si sponsor i artë, duke qëndruar pranë artit, kulturës dhe mendimit kritik. Për nëntë ditë, Prizreni u shndërrua në një skenë të hapur filmi, muzike dhe ideve, duke krijuar hapësirë për reflektim, dialog dhe frymëzim. Atmosfera e magjishme e hapjes dhe programet e pasura filmike theksuan rëndësinë e këtij festivali për komunitetin dhe identitetin kulturor të vendit.

Si pjesë e edicionit 2025, IPKO organizoj punëtorinë “NextGen Filmmakers” për të rinjtë 12–15 vjeç, ku ata mësuan të krijojnë dokumentarë dhe bazat e fotografisë. Rezultati final, filmi “The NextGen Filmmakers of DokuFest”, u prezantua në programin edukativ të festivalit. Përmes këtij dhe aktiviteteve të tjera, IPKO fuqizon kreativitetin dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje krijuese për gjeneratat e reja.

Rame Lahaj- Rrethi yt, frymëzim për artin

Mbështetës të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj, festivalin që flet me gjuhën e artit dhe zemrën e emocioneve. Ky festival sjell në Kosovë artistë nga mbarë bota, duke e kthyer skenën operistike në një hapësirë ku ëndrrat nuk njohin kufij. Ashtu si muzika që depërton çdo mur, edhe IPKO, përmes teknologjisë së saj të avancuar, afron njerëzit dhe komunitetet, duke ndërtuar një të ardhme më të ndërlidhur, më të hapur dhe më njerëzore.

Në çdo hap që arti bashkon njerëzit, IPKO është aty, ku vizioni, kreativiteti dhe lidhja bëhen një.

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, është fryma që udhëheq këtë festival dhe që IPKO e mbështet me krenari.

PriFest – Histori në lëvizje. Lidhje në fuqi

Në edicionin e 17-të, PriFest e kthen Prishtinën në kryeqytet të filmit, duke shfaqur produksione nga Ballkani, Evropa dhe bota. Programi i këtij viti vë në qendër kinemanë austriake, duke forcuar urat ndërkombëtare kulturore dhe duke prezantuar talente të reja të filmit tek publiku vendas.

IPKO mbështet PriFest si pjesë e angazhimit të saj më të gjerë ndaj artit, kulturës dhe kreativitetit — dhe ndaj një komuniteti që vazhdimisht zbulon forma të reja tregimi.

Festivali i Teatrove, Ferizaj – Rrethi yt, skena jote

IPKO mbështeti edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ngjarjen më të vjetër teatrale në Kosovë dhe rajon. Që nga viti 1970, ky festival ka mbajtur gjallë pasionin për skenën përgjatë brezave, duke formësuar rrugës komunitetin artistik vendas.

Edicioni i këtij viti solli shfaqje nga Shqipëria dhe jashtë vendit, programin “Youth in the Black Box” për të rinjtë, si dhe panele diskutimi mbi rolin e gruas në art dhe teatër në epokën e teknologjisë.

Për IPKO-n, mbështetja e një festivali me këtë histori është investim në identitetin kulturor të komunitetit — dhe te artistët që do ta çojnë atë përpara.

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” – 75 vjet edukim muzikor

IPKO mbështeti aktivitetet me rastin e 75-vjetorit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, themel i edukimit muzikor në Kosovë që nga viti 1949 dhe vend formimi për breza të tërë artistësh.

Viti jubilar u shënua me koncerte, performanca të nxënësve, si dhe turne koncertesh në Kroaci dhe Slloveni, të udhëhequra nga mësuesit dhe dirigjentët e vetë shkollës.

Të shënosh 75 vjet edukim muzikor është kujtesë e asaj çka mund të ndërtojë investimi afatgjatë në art — dhe IPKO është e lumtur që ka qenë pjesë e kësaj rruge.

Me Anibar, krijojmë të ardhmen bashkë!

Edhe këtë vit, IPKO është krenar të jetë sponsor i Anibar International Animation Festival, që për të 16-in vit me radhë e kthen Pejën në qendrën e kreativitetit dhe animacionit.

Duke qëndruar përkrah Anibar-it, mbështesim të rinjtë, artistët dhe animatorët që përmes artit ndërtojnë botë të reja dhe rrëfime që frymëzojnë.

Tema e këtij edicioni, “WTF? (What’s the Future?)”, është një ftesë për të imagjinuar të ardhmen pa kufij, me guxim dhe vizion.

Për ne në IPKO, e ardhmja lind aty ku bashkohen pasioni, arsyeja dhe arti, një e ardhme që e mbështesim me përkushtim çdo vit.

Kanga Jonë- Të fala nga Prishtina

IPKO ka nderin të qëndrojë pranë Gala Koncertit “Kanga Jonë”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, që rikthen në skenë tingujt e pasur të trashëgimisë sonë muzikore. Kjo mbrëmje e veçantë është jo vetëm një koncert, por një udhëtim emocionues përmes krijimtarisë së kompozitorit të shquar Musa Piperku, dhe një rikujtim i vlerave që na lidhin si shoqëri. Për IPKO-n, mbështetja e artit dhe trashëgimisë kulturore është një mision i përhershëm. Ne besojmë se kultura është ura më e çmuar që lidh brezat, forcon identitetin tonë kolektiv dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të pasur me vlera. Le të festojmë së bashku artin që na përfaqëson dhe trashëgiminë që e ruajmë me krenari!

Rave Electricity – Dashni e Vjetër

“Dashni e Vjetër”, koncerti emocional i Armend Rexhepagiqit i organizuar nga Rave, solli nostalgji dhe emocione të veçanta në zemër të Prishtinës.

IPKO mbështeti eventin mbi një parim të thjeshtë: kur muzika i bashkon njerëzit, teknologjia duhet të sigurojë që gjithçka të shkojë pa probleme.

Saziso – Art dhe traditë në skenë

Saziso, një event i Sosé Entertainment & Rave, solli bashkë artin dhe traditën në skenë, për një mbrëmje të ndërtuar rreth rrënjëve muzikore të Kosovës.

IPKO mbështeti eventin si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatorë vendas, për t’i sjellë publikut përvoja të tilla.

PriFilm Fest

IPKO është krenare të mbështesë edicionin e 17-të të PriFest, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, që e shndërron Prishtinën në kryeqytet të kulturës dhe filmit.

PriFest ofron një dritare unike drejt botës së kinematografisë, duke sjellë filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota. Këtë vit, festivali vendos në qendër Austrin si vend fokus, duke forcuar edhe më shumë urat kulturore ndërkombëtare.

Ky festival është një platformë që frymëzon, sfidon dhe mbështet talentët e rinj të filmit.

Për IPKO-n, mbështetja e artit, kulturës dhe kreativitetit është pjesë thelbësore e misionit tonë për të fuqizuar komunitetin dhe për të nxitur inovacionin në çdo formë të tij.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim filmik që sjell emocione, art dhe frymëzim në zemrën e Prishtinës!

Festivali I Tetarove –Ferizaj

Krenarë që jemi sponsor i Festivalit të 55-të të Teatrove në Ferizaj, ngjarjes më të vjetër teatrore në Kosovë e rajon, që prej vitit 1970 mban gjallë pasionin për skenën dhe krijimtarinë.

Këtë vit, festivali sjell shfaqje shqiptare dhe ndërkombëtare, artistë të rinj, “Youth in the Black Box”, si dhe panele mbi rolet e grave në art dhe teatrin në epokën e teknologjisë.

Në IPKO besojmë se mbështetja e artit është investim në kulturë dhe komunitet.

Le të festojmë së bashku artin në zemër të Ferizajt!

E ardhmja po ndërtohet sot, bashkë me BONEVET

IPKO është krenare të jetë sponsore e inovacionit në BONEVET – një hapësirë që frymëzon, edukon dhe fuqizon të rinjtë me njohuri bashkëkohore në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes mbështetjes së punëtorive, klasave dhe eventeve si “Siguria në Internet dhe Njohuritë Mediatike”, AI-Thon dhe MakersWeek, po kontribuojmë në përgatitjen e gjeneratës së re për sfidat e së ardhmes.

Ky partneritet ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi në siguri kibernetike, kodim, inteligjencë artificiale dhe mendim kritik ndaj medias – duke i pajisur ata me kompetencat që kërkon epoka digjtale .

Sunny Hill

Aty ku muzika nuk ndalet, ku gjenerata e re feston dhe çdo moment shndërrohet në kujtim – IPKO është aty.

Jo vetëm si sponsor, por si pjesë e energjisë, shpirtit dhe ritmit që e bën Sunny Hill Festival një përvojë unike dhe të paharrueshme.

Në IPKO, ne ofrojmë më shumë se lidhje — krijojmë hapësira për përjetime të vërteta, pa ndërprerje, falë teknologjisë së fuqishme dhe përkushtimit tonë ndaj kulturës dhe brezit të ri.

Duke mbështetur festivalin më të madh muzikor në rajon, ne i japim zë artit, rinisë dhe kreativitetit, duke afruar njerëzit përmes muzikës dhe përjetimeve të përbashkëta.

Rame Lahaj

IPKO është krenare të mbështesë Ramë Lahaj International Opera Festival, festivalin që flet me gjuhën e artit dhe zemrën e emocioneve. Ky festival sjell në Kosovë artistë nga mbarë bota, duke e kthyer skenën operistike në një hapësirë ku ëndrrat nuk njohin kufij. Ashtu si muzika që depërton çdo mur, edhe IPKO, përmes teknologjisë së saj të avancuar, afron njerëzit dhe komunitetet, duke ndërtuar një të ardhme më të ndërlidhur, më të hapur dhe më njerëzore.

Në çdo hap që arti bashkon njerëzit, IPKO është aty — aty ku vizioni, kreativiteti dhe lidhja bëhen një

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – është fryma që udhëheq këtë festival dhe që IPKO e mbështet me krenari.

DokuFest

IPKO me krenari mbështet edhe këtë vit DokuFest — Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, si Partner i Artë.

Nga 1–9 gusht në Prizren, një përvojë unike me film, muzikë dhe diskutime që frymëzojnë dhe lidhin komunitetin. Mbështetja jonë është një përkushtim ndaj kulturës dhe mendimit kritik.

Me Anibar, krijojmë të ardhmen bashkë!

Edhe këtë vit, IPKO është krenar të jetë sponsor i Anibar International Animation Festival, që për të 16-in vit me radhë e kthen Pejën në qendrën e kreativitetit dhe animacionit.

Duke qëndruar përkrah Anibar-it, mbështesim të rinjtë, artistët dhe animatorët që përmes artit ndërtojnë botë të reja dhe rrëfime që frymëzojnë.

Tema e këtij edicioni, “WTF? (What’s the Future?)”, është një ftesë për të imagjinuar të ardhmen pa kufij, me guxim dhe vizion.

Për ne në IPKO, e ardhmja lind aty ku bashkohen pasioni, arsyeja dhe arti – një e ardhme që e mbështesim me përkushtim çdo vit.

Kosova Makers League

Më 28 qershor, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mbahet Super Finalja e KML Open 2024–25 me 400 nxënës dhe 100 ekipe, nën temën “Arena Robobasket 2025”. Një ditë plot energji, sfidë dhe kreativitet që ndërton të ardhmen

Kanga Jone

IPKO ka nderin të qëndrojë pranë Gala Koncertit “Kanga Jonë”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, që rikthen në skenë tingujt e pasur të trashëgimisë sonë muzikore.Kjo mbrëmje e veçantë është jo vetëm një koncert, por një udhëtim emocionues përmes krijimtarisë së kompozitorit të shquar Musa Piperku, dhe një rikujtim i vlerave që na lidhin si shoqëri. Për IPKO-n, mbështetja e artit dhe trashëgimisë kulturore është një mision i përhershëm. Ne besojmë se kultura është ura më e çmuar që lidh brezat, forcon identitetin tonë kolektiv dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të pasur me vlera.Le të festojmë së bashku artin që na përfaqëson dhe trashëgiminë që e ruajmë me krenari!

.

Rave Electricity

Më 10 maj, Prishtina bëhet epiqendra e muzikës elektronike moderne me rikthimin e RAVE Festival në një edicion të veçantë në AMC Hall.IPKO është krenare të jetë sponsor gjeneral i këtij eventi që sjell artistë ndërkombëtarë si Sama’ Abdulhadi, Fadi Mohem, Ya Z’an, George Adi dhe Uran B — një natë plot muzikë, energji dhe atmosferë unike.
Përmes mbështetjes së eventeve si RAVE Festival, ne fuqizojmë kulturën urbane, krijojmë hapësira për të rinjtë dhe afirmojmë Kosovën si destinacion të muzikës bashkëkohore

Saziso

Ky event nga SOSE Entertainment & RAVE sjell në skenë artin dhe traditën, duke krijuar një udhëtim emocionues përmes muzikës. Mbështetja e kulturës është pjesë e misionit tonë — për të ruajtur identitetin dhe frymëzuar brezat e rinj.

Prifest

IPKO është sponsor i artë i PriFest, festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, i cili u mbajt nga 10-15 shtator 2024. Festivali solli premierat botërore dhe krijime nga regjisorë të njohur, duke trajtuar tema sociale dhe historike. Me këtë mbështetje, IPKO tregon angazhimin për zhvillimin e kulturës dhe promovimin e talenteve të rinj, duke forcuar lidhjet kulturore të Kosovës me botën.

FOTOIST

IPKO mbështet FOTOIST, festivalin më të madh të fotografisë në Ballkan, i cili sjell në Prishtinë fotografë dhe entuziastë të kulturës nga e gjithë bota. Ky festival ofron ekspozita, ligjërata, debate dhe shfaqje filmash, duke promovuar krijimtarinë dhe dialogun kulturor. Kjo mbështetje thekson vlerën e artit në shoqëri dhe luan një rol të rëndësishëm në avancimin e kulturës në Kosovë.

Festivali I Teatrove Ferizaj

IPKO është sponsor i Festivalit të 54-të të Teatrove në Ferizaj, I mbajtur nga 1 deri më 6 shtator 2024.  Ky festival, si ngjarja më e vjetër teatrore në Kosovë dhe rajon, sjell artistë dhe regjisorë nga të gjitha trevat shqiptare që prej vitit 1970. Në IPKO, besojmë se mbështetja e artit është një investim i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës në vend.

Teen Fest Kosova

IPKO mbështi Teen Fest Kosova, festivali i parë mbarëkombëtar për kantautorët e rinj nga trojet shqiptare. Ky partneritet ndihmon në promovimin e muzikës shqipe dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke krijuar një platformë të rëndësishme për kantautorët e rinj nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora për të shfaqur krijimet e tyre origjinale.

Dokufest

Krenarë që sponsorizojmë edicionin e 23-të të DokuFest këtë vit, duke qëndruar besnik ndaj përkushtimit për komunitetin dhe ngjarjeve kulturore artistike në vend.

Tema “NEW ORDER” na ftoj të reflektojmë mbi ndryshimet dhe tranzicionet e mëdha që po formësojnë botën tonë sot.

Sunny Hill

Jemi krenarë të mbështesim 🔴 Sunny Hill Festival, duke kampionuar kreativitetin, diversitetin dhe shpirtin rinor. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme vendos 🇽🇰 Kosovën në hartën ndërkombëtare të festivaleve dhe lidhet me energjinë e të rinjve.

Anibar

IPKO sponsorizon Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ANIBAR! Me temën “Shembje Patriarkatit”, festivali promovon përfshirjen dhe barazinë përmes filmave të animuar, prezantimeve dhe diskutimeve, duke sfiduar diskriminimin gjinor dhe pabarazinë.

Bunarfest

Një festival që bashkon artin, mjedisin dhe komunitetin në një qëllim të përbashkët, mbrojtjen e natyrës sonë. IPKO është krenare që mbështet këtë ngjarje të dedikuar
ruajtjes së lumenjve dhe ndërgjegjësimit mjedisor. Përmes aktiviteteve si pastrimi i lumit Lumbardh në Prizren, Bunarfest nxit përgjegjësi qytetare dhe frymë bashkëpunimi për një Kosovë më të pastër e më të gjelbër.

Festari – Bashkimi i komunitetit të Therandës për rini, kulturë dhe trashëgimi

IPKO mbështeti Festarin, eventin që bashkon komunitetin e Therandës për të festuar rininë, kulturën dhe trashëgiminë përmes aktiviteteve artistike, sportive dhe humanitare.

Programi i festivalit përfshiu një gamë të gjerë aktivitetesh që sollën bashkë breza dhe grupe të ndryshme të komunitetit, duke forcuar identitetin lokal dhe frymën e bashkësisë.

Për IPKO-n, mbështetja e Festarit është një investim në komunitetet lokale dhe në eventet që i japin hapësirë rinisë për t’u shprehur.

Hardh Fest – Festivali i Rrushit dhe Verës në Rahovec

IPKO mbështeti Hardh Fest, festivalin tradicional të rrushit dhe verës në Rahovec, një nga eventet më të njohura verore në Kosovë.

Çdo vit, festivali sjell bashkë Karnavalin e Vreshtarëve, prerjen ceremoniale të hardhisë, panairin e prodhimeve vendase dhe koncerte me artistë vendas e ndërkombëtarë, duke nderuar traditën e vreshtarisë në rajonin e Rahovecit.

Mbështetja e IPKO-së për Hardh Fest është pjesë e angazhimit të kompanisë ndaj eventeve që lidhin komunitetin me traditën dhe identitetin e tij lokal.

Manifesta 14 në Prishtinë

Si partner kryesor, IPKO ka mbështetur Manifesta 14 në Prishtinë, një platformë të rëndësishme për artin bashkëkohor dhe kulturën. Ky angazhim për zhvillimin e artit në vend thekson përkushtimin tonë ndaj kreativitetit dhe inovacionit. Manifesta 14 ofroi një program të pasur 100-ditor me aktivitete kulturore, duke sjellë artistë dhe komunitete ndërkombëtare për të eksploruar temat e kulturës dhe inovacionit. Kjo ngjarje ishte një mundësi unike për të lidhur njerëzit dhe idetë, duke krijuar një hapësirë ku arti dhe kultura gjejnë zë dhe frymëzim.

Bonevet

Bonevet: IPKO ka mbështetur BONEVET në projekte inovative që nxisin kreativitetin e të rinjve. Këto përfshijnë krijimin e Electric Vehicle IPKO BONEVET (EVIB), ku një grup adoleshentësh konvertoi një Renault Twingo në një automjet elektrik, si dhe projektin Electric Buggy, një mjet të ri të dizajnuar nga një tjetër grup krijuesish. Së fundmi, IPKO mbështeti projektin Electric Trike, i zhvilluar nga katër të rinj, që ofron transport të lehtë me një shpejtësi maksimale prej 25 km/h. Përveç kësaj, IPKO ka mbështetur projektin Kosova Makers League, garën më të madhe të robotikës për shkolla, duke përfshirë 50% të shkollave publike në Kosovë.  

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim