Ju lutemi referojuni tarifës për aktivizim të pakos së përzgjedhur. Në pajtim me Rregulloren e re të KPM-së për shpërndarjen e shërbimeve mediale dhe audiovizivuele, IPKO ofron për përdoruesit fundor mundësinë për të bërë riprogramimin e renditjes numerike të programeve në resiver (Set-Up Box) dhe gjithashtu mundëson vendosjen e kontrollit prindëror. Rrjedhimisht, ofrohen katër lloje të ndryshme të resiverëve (STB), me funksionalitete të ndryshme, në mënyrë që përdoruesit fundor të përzgjedhin konfigurimet për nevojat e veta. Më poshtë ju lutem gjeni përshkrim përkatës për të gjitha rastet. Gjithashtu në çdo resiver, funksionalitetet për listën e preferuar dhe kontrollin prindëror kanë udhëzimet e duhura se si mund të mundësohen këto shërbime.