FTESË PËR OFERTIM

Vendi:

PRISHTINË, KOSOVË

Ref:

0035-04-26

Nga:

IPKO TELECOMMUNICATIONS LLC

TITULLI: Ftesë për Shprehje Interesi / Ofertim (Pre-Qualification)
“Projektimi dhe ndërtimi i objektit (Depos) të IPKO-s në zonën industriale (Prishtinë – Fushë Kosovë)”

Të nderuar,

IPKO Telecommunications LLC (“IPKO”) shpall këtë Ftesë për Shprehje Interesi / Ofertim dhe fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje në procesin konkurrues për realizimin e projektit: Projektimi dhe ndërtimi i objektit (depos) të IPKO-s në zonën industriale (Prishtinë – Fushë Kosovë).

Ky proces zhvillohet në formë të parakualifikimit (pre-qualification) dhe është i hapur vetëm për kompani të licencuara, të kualifikuara dhe me përvojë të dëshmuar, të cilat operojnë në fushën e projektimit dhe ndërtimit dhe që posedojnë kapacitetet e nevojshme profesionale, teknike dhe financiare për realizimin e projekteve të ngjashme në kompleksitet dhe shkallë.

Për të pranuar dokumentacionin e tenderit dhe për t’u konsideruar për pjesëmarrje në fazat e mëtejshme të procesit, kompanitë e interesuara duhet të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike procurement@ipko.com, jo më vonë se 30.04.2026, ora 15:00.

Në kuadër të kërkesës për pjesëmarrje, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për qëllime të vlerësimit të parakualifikimit:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe dëshmi për aktivitetet përkatëse në fushën e projektimit dhe/ose ndërtimit;
  • Licencat profesionale relevante për projektim sipas legjislacionit në fuqi;
  • Informacion mbi strukturën organizative dhe kapacitetet teknike dhe profesionale të kompanisë;
  • Referenca për projekte të ngjashme të realizuara gjatë periudhës së fundit, duke përfshirë përshkrimin e projektit, rolin e kompanisë, vlerën e projektit dhe vitin e realizimit;
  • Çdo informacion tjetër që demonstron aftësinë e aplikuesit për realizimin e projektit në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat teknike.

IPKO rezervon të drejtën, sipas diskrecionit të saj të vetëm, të vlerësojë përmbushjen e kritereve të parakualifikimit dhe të përzgjedhë vetëm ato kompani që plotësojnë kërkesat profesionale, teknike dhe organizative për pjesëmarrje në fazat e mëtejshme të procesit të tenderimit.

Dorëzimi i kërkesës për pjesëmarrje nuk krijon asnjë detyrim për IPKO për të përfshirë aplikuesin në procesin e mëtejshëm të tenderimit, as nuk përbën garanci për përzgjedhje apo dhënie kontrate.

Me respekt,

IPKO Telecommunications LLC                                                                                   
Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34
10000 Prishtinë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim