Kosova Cyber Team 2026 – Brezi i ri i ekspertëve të sigurisë kibernetike

Vendi:

Ref:

Nga:

Kosova Cyber Team është nisma kombëtare që zhvillon talentet e reja të Kosovës në sigurinë kibernetike dhe i përgatit për European Cyber Security Challenge (ECSC), përmes fazave kualifikuese, trajnimeve praktike dhe punëtorive me profesionistë të fushës.

Ekipi përfaqëson Kosovën në ECSC 2026, nga 12 deri më 16 tetor në Bochum të Gjermanisë, përballë ekipeve nga më shumë se 35 vende evropiane.

Si Sponsor Gjeneral dhe operator që investon vazhdimisht në sigurinë e rrjeteve të veta, IPKO e sheh zhvillimin e talenteve kibernetike si pjesë të përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe ekonomisë digjitale.

Të ngjashme

Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
Gjatë MakerWeek 2026 në BONEVET Gjakova, të rinjtë u angazhuan në një javë intensive të dedikuar kreativitetit dhe inovacionit. Përmes punëtorive në elektronikë, dizajn 2D dhe Laser Cut, 3D design & printing, si dhe inteligjencë artificiale, pjesëmarrësit zhvilluan prototipe konkrete, duke e shndërruar dijen në zgjidhje praktike.
Në kuadër të Tetorit Rozë, IPKO organizoi një ligjëratë informuese për stafin e saj, me fokus në shëndetin e gruas, rëndësinë e parandalimit dhe promovimin e mirëqenies fizike dhe emocionale.
IPKO ka kontribuar me donacione për familjet e prekura nga vërshimet e fundit, të cilat kanëshkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes këtij veprimi, synimi është lehtësimi igjendjes dhe ofrimi i mbështetjes konkrete për familjet që po përballen me vështirësi.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim