Fuqizimi i të rinjve përmes inovacionit – MakerWeek

Vendi:

Ref:

Nga:

Gjatë MakerWeek 2026 në BONEVET Gjakova, të rinjtë u angazhuan në një javë intensive tëdedikuar kreativitetit dhe inovacionit. Përmes punëtorive në elektronikë, dizajn 2D dhe Laser Cut, 3D design & printing, si dhe inteligjencë artificiale, pjesëmarrësit zhvilluan prototipekonkrete, duke e shndërruar dijen në zgjidhje praktike.

Përtej këtij eventi, IPKO vazhdon të mbështesë BONEVET në projekte që adresojnë sfidareale, përfshirë efikasitetin e trafikut, parandalimin e bullizmit kibernetik dhe avancimin e arsimit përmes AI. Këto iniciativa kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më inovativedhe të qëndrueshme, duke fuqizuar gjeneratën e re.

ngjashme

Në 5 vjetorin e telefonisë mobile, IPKO ka vendosur që ta mbështesë ‘Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha’ në blerjen e 5 inkubatorëve të rinj për Njësinë Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen të gjitha foshnjat me rrezik të lartë, të cilat lindin kudo në Kosovë. Prej tyre, rreth 1100 foshnja në vit lindin para kohe dhe për të mbijetuar kërkojnë kushte shumë specifike.
IPKO ka kontribuar në përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në SOS Kopshtin në Prishtinë, duke krijuar një ambient më të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për fëmijët.
besnike ndaj projekteve inovative
IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO organizoi një ditë tëveçantë dedikuar fëmijëve, në bashkëpunim me Klubi i Notit Prishtina dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim