TechMakers është një program edukativ i Kosova Makers League (KML), i dedikuar të rinjve të moshës 15–18 vjeç, që synon zhvillimin e aftësive në teknologji, dizajn dhe inovacion përmes të mësuarit praktik.
Gjatë muajit tetor, u realizuan katër punëtori që përfshinë dizajnin e ndërfaqeve digjitale (UI/UX) dhe robotikën përmes micro Maqueen Plus. Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë aftësi të reja dhe të zbatojnë njohuritë e tyre përmes ushtrimeve praktike.
Si sponsor krenar i programit, IPKO kontribuon në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive digjitale që krijojnë mundësi për të ardhmen.