TITULLI:
Ftesë për Shprehje Interesi / Ofertim për “IPKO Asset Inventory & Inventory Management Solution”
Të nderuar,
IPKO Telecommunications LLC (“IPKO”) shpall këtë Ftesë për Shprehje Interesi / Ofertim dhe fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje në procesin konkurrues për realizimin e projektit: “Asset Inventory & Inventory Management Solution’.
Ky proces zhvillohet në formë të parakualifikimit (pre-qualification) dhe është i hapur vetëm për kompani të kualifikuara dhe me përvojë të dëshmuar, të cilat operojnë në fushën përkatëse.
Për të pranuar dokumentacionin e tenderit dhe për t’u konsideruar për pjesëmarrje në fazat e mëtejshme të procesit, kompanitë e interesuara duhet të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike procurement@ipko.com, jo më vonë se 10.06.2026, ora 15:00.
Në kuadër të kërkesës për pjesëmarrje, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për qëllime të vlerësimit të parakualifikimit:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe dëshmi për aktivitetet përkatëse sipas titulit të kësaj ftese.
- Informacion mbi strukturën organizative dhe kapacitetet profesionale të kompanisë;
- Referenca për projekte të ngjashme të realizuara gjatë periudhës së fundit, duke përfshirë përshkrimin e projektit, rolin e kompanisë, vlerën e projektit dhe vitin e realizimit;
- Çdo informacion tjetër që demonstron aftësinë e aplikuesit për realizimin e projektit në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat teknike.
IPKO rezervon të drejtën, sipas diskrecionit të saj të vetëm, të vlerësojë përmbushjen e kritereve të parakualifikimit dhe të përzgjedhë vetëm ato kompani që plotësojnë kërkesat profesionale, teknike dhe organizative për pjesëmarrje në fazat e mëtejshme të procesit të tenderimit.
Dorëzimi i kërkesës për pjesëmarrje nuk krijon asnjë detyrim për IPKO për të përfshirë aplikuesin në procesin e mëtejshëm të tenderimit, as nuk përbën garanci për përzgjedhje apo dhënie kontrate.
Me respekt,
IPKO Telecommunications LLC
Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34
10000 Prishtinë.