Më 16 nëntor, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të IPKO-së (SPPI), në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, organizoi aksionin humanitar të dhurimit të gjakut në Auditoriumin e IPKO System Building.
Aksioni vazhdon traditën e dhurimit të gjakut në kompani dhe u dha punonjësve mundësinë që, vullnetarisht, të kontribuojnë në një akt jetëshpëtues, pasi nevoja për gjak është e përditshme dhe urgjente.
IPKO mbështet iniciativa që nxisin solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale, duke krijuar mundësi që punonjësit e saj të kontribuojnë në komunitet. Falënderojmë të gjithë kolegët që iu përgjigjën kësaj thirrjeje humanitare.