E ardhmja fillon me të rinjtë dhe teknologjinë!

Vendi:

Ref:

Nga:

Programi inovativ “Të rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League dhe i sponsorizuar nga IPKO, ka nisur me modulin e parë, duke i hapur dyert 25 nxënësve nga pesë shkolla të mesme të Prishtinës për t’u thelluar në botën e robotikës dhe programimit me Python. Gjatë katër muajve, të rinjtë do të zhvillojnë projekte praktike, do të zgjidhin sfida kreative dhe do të fitojnë aftësi të vlefshme si mendimi kritik, kreativiteti dhe puna ekipore, njohuri që i përgatisin për profesionet e së ardhmes. Në IPKO besojmë se investimi në talentët e rinj është çelësi për një të ardhme të qëndrueshme dhe të fuqizuar nga teknologjia

Të ngjashme

Në IPKO besojmë se arsimi dhe barazia gjinore janë themele të një shoqërie të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.
IPKO është krenare të mbështesë programin Kosova Cyber Team 2026 si Sponsor Gjeneral, një iniciativë kombëtare e fokusuar në zhvillimin e gjeneratës së re të talenteve në sigurinëkibernetike në Kosovë.
Në përkushtimin e saj të palëkundur për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, IPKO e rikonfirmon angazhimin ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Përmes një vargu donacionesh për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), IPKO ka kontribuar ndjeshëm në klinikat e Neonatologjisë, Onkologjisë dhe Hemato-Onkologjisë Pediatrike.
IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim