Festojmë 25 vjetorin së bashku, dhurojmë 25 bursa për studentët më të mirë!
Apliko tani!

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të IPKO, me kënaqësi shpallim Programin e Bursave IPKO, i cili ka për qëllim të mbështesë studentët në realizimin e aspiratave të tyre arsimore dhe profesionale. Ky program ofron 25 bursa për talentë të rinj në fushat e inxhinierisë dhe telekomunikacionit.

Bursa për Studentët e Fushave të Inxhinierisë:

Programi i bursave ka për synim të mbështesë studentët në fushat e inxhinierisë duke ofruar ndihmë financiare, me qëllim promovimin e përsosmërisë akademike dhe lehtësimin e barrës financiare të arsimit të lartë.

Ky program ofron bursa për studentët në vlerë deri në 1,000 EUR.

Kriteret e Aplikimit:

Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme për të qenë të kualifikuar për aplikim:

  • Statusi Akademik: Kandidati/ja duhet të jetë i/e regjistruar në një program studimi inxhinierik – Bachelor, Master, Doktoraturë (PhD) në një nga universitetet e akredituara vendore.
  • Performanca Akademike: Nota mesatare minimale 8 ose ekuivalente.
  • Fusha e Studimit: Kandidatët duhet të jenë të regjistruar në programet e studimit të Inxhinierisë së Telekomunikacionit, Inxhinierisë së Kompjuterëve ose Inxhinierisë Elektrike.
  • Nevoja Financiare: Preferencë do t’u jepet kandidatëve që mund të dëshmojnë nevojë financiare (opsionale).

Procesi i Aplikimit:

Dokumentet e kërkuara përfshijnë:

  • Formulari i plotësuar i aplikimit për bursë, të cilin mund ta shkarkoni këtu: Forma e Aplikimit
  • Dëshmi të regjistrimit në një nga programet e lartëpërmendura.
  • Transkripta e notave akademike.
  • Një ese prej 500 fjalësh që përshkruan motivimin tuaj për të ndjekur një karrierë në inxhinieri dhe mënyrën se si kjo bursë do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja.
  • CV ose rezyme.
  • ID apo Pasaportë të skenuar.
  • Dokumentacion mbi nevojën financiare (opsionale).

Me rëndësi: Përfituesit e bursave do të kenë mundësinë e punësimit në IPKO pas diplomimit të tyre. 

Të gjitha dokumentet e lartëpërmendura duhet të dërgohen përmes email-it me mbishkrimin (Emër dhe Mbiemër / Aplikim për Programin e Bursave IPKO) në scholarship@ipko.com, deri më 15 Tetor 2024 në orën 16:00.

IPKO, 25 vjet bashkë me ty!

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim