IPKO, besnike ndaj projekteve inovative!

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

Qëllimi i projektit “Electric Buggy” është që të promovohet një ambient i pastër, pa ndotje dhe pa emetim të gazrave. Ky projekt është vazhdimësi e veturës së parë elektrike, por kësaj radhe kjo veturë e dytë do të shërbejë për transport të udhëtarëve dhe mallrave në Çarshinë e vjetër në Gjakovë.

Ndërsa, “Kosova Makers League” është gara më e madhe për robotikë në Kosovë. Kjo platformë do të shërbejë si urë lidhëse midis fëmijëve dhe të rinjve me botën e robotikës. Për më shumë, përmes këtij projekti të BONEVET, do të përfshihet një numër i madh i nxënësve nga e gjithë Kosova.

Operatori më i qëndrueshëm në Kosovë, IPKO, udhëheqë me inovacionin, duke sjellë gjithnjë e para teknologjinë më të fundit në tregun Kosovar.

ngjashme

Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.
IPKO feston Fitër Bajramin me “SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, “Shpresa”, “Shtëpitë për Fëmijët në Kosovë”, “Qendra për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit” dhe “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.
IPKO ka dhuruar donacione në tri shkolla në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës mësimore të nxënësve dhe mësuesve.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim