Donacioni ne tri shkolla: 7 Mars

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka vazhduar të mbështesë arsimin në tri institucione arsimore në Kosovë duke ofruar mjetet shkollore të nevojshme për të pasuruar përvojën mësimore të nxënësve. Kjo iniciativë përfshin një tabelë interaktive RICOH A7500 për Qendrën Social-Edukative Don Bosko në Prishtinë, që do të lehtësojë mësimet ndërvepruese. Për shkollën fillore Gj. K. Skënderbeu në Pantinë, janë dhuruar 4 televizorë LED, 1 laptop dhe 1 printer për të përmirësuar mjedisin arsimor. Po ashtu, janë dhuruar materiale laboratorike për shkollën fillore “Gjon Serreci” në Ferizaj, që do të nxisin mësimin praktik në shkencat natyrore. Këto donacione janë pjesë e strategjisë së IPKO-së për të investuar në arsimin dhe zhvillimin e të rinjve në Kosovë.

Të ngjashme

IPKO ka kontribuar me donacione për familjet e prekura nga vërshimet e fundit, të cilat kanëshkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes këtij veprimi, synimi është lehtësimi igjendjes dhe ofrimi i mbështetjes konkrete për familjet që po përballen me vështirësi.
Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr. Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
IPKO, pas suksesit të konferencës së parë, mbajti Konferencën e dytë inovative për sigurinë kibernetike, e cila mblodhi mbi 400 pjesëmarrës dhe partnerë si Telekom Slovenije, DAI, Ericsson, Bitdefender dhe CyberArk, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike. Kjo ngjarje ndihmoi në ndërtimin e një të ardhmeje digjitale më të sigurt për Kosovën.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim