Në IPKO besojmë se arsimi dhe barazia gjinore janë themele të një shoqërie të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse. Gjatë muajit mars, realizuam dy aktivitete të rëndësishme që pasqyrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj këtyre vlerave.
Më 7 Mars, në Ditën e Mësuesve, nderuam punën e jashtëzakonshme të mësuesve që formësojnë brezat e së ardhmes. Ne shprehëm mirënjohjen tonë për përkushtimin e tyre të pandalshëm dhe rikujtuam mbështetjen që IPKO u ka ofruar dhjetëra shkollave në mbarë Kosovën. Ky vlerësim nuk është vetëm simbolik, por dëshmon angazhimin tonë afatgjatë për të forcuar arsimin dhe për t’i mbështetur shkollat në qytete dhe në fshatra.
Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festuam forcën, kontributin dhe frymëzimin që gratë sjellin në shoqëri. Në dyqanet e IPKO-s shpërndamë lule për klientet tona, ndërsa në SOS Fshatrat e Kosovës dhuruam pako simbolike për vajzat dhe gratë që kujdesen për fëmijët. Krenaria jonë rritet edhe më shumë kur shikojmë brenda vetë kompanisë: 48% e punonjësve dhe 40% e pozitave menaxheriale në IPKO mbahen nga gra.
Në bashkëpunim me Klubin e Futbollit të Femrave KFF Mitrovica, shpërndamë fanella dhe mesazhe motivuese që promovojnë rolin e grave në sport. Këto aktivitete e vendosën në qendër fuqinë, guximin dhe inspirimin që gratë sjellin çdo ditë, si brenda ashtu edhe jashtë komunitetit tonë.