TechMakers – Nga kamerat me inteligjencë artificiale te robotët e ndërtuar nga fillimi

Vendi:

Ref:

Nga:

Në nëntor, punëtoritë TechMakers i vunë të rinjtë përballë teknologjisë reale. Më 10–11 nëntor, pjesëmarrësit shtuan kamerën HuskyLens me inteligjencë artificiale në robotët micro:bit Maqueen Plus, duke mundësuar njohjen e fytyrave, klasifikimin e objekteve dhe leximin e etiketave.

Më 17–18 nëntor, 50 nxënës të shkollës së mesme "Ahmet Gashi" e ndërtuan robotin mBot nga fillimi, duke mësuar çfarë bën secila pjesë dhe si lidhet me të tjerat.

Si sponsor i programit TechMakers të Kosova Makers League, IPKO kontribuon në zhvillimin e aftësive teknologjike, kreativitetit dhe mendimit kritik te të rinjtë, duke i mbështetur ata në përgatitjen për një të ardhme digjitale.

Të ngjashme

Në kuadër të festimeve për 1 Qershorin, IPKO organizoi një aktivitet të veçantë në Klinikën e Pediatrisë, repartin e Hemato-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët që përballen me sfida të mëdha shëndetësore.
Në IPKO besojmë se arsimi dhe barazia gjinore janë themele të një shoqërie të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, IPKO mbështeti koncertin humanitar të organizuar nga Tip1Omël, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, më 14 nëntor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me performancë nga artisti Shpat Deda.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për mjekësi familjare(QKMF) në komunën e Fushë Kosovës, një sistem të sofistikuar të ultrazërit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, i cili mund të parandaloj dhe zbuloj kancerin në fazat e hershme dhe i cili mund të jetë jetik në shpëtimin e jetës.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim