T’i bëjmë fëmijët të lumtur!

Vendi:

Ref:

Nga:

Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.

Pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata janë në mesin e atyre që kanë përfituar, si: Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale “Përparimi” në Prishtinë, “Lef Nosi” në Prizren, ”Nënë Tereza” në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta “Shpresa” në Shtime, Organizata “PEMA” në Ferizaj, Down Syndrome Kosova në Prishtinë, ”Shoqata AUTIZMI” në Lipjan, “Shoqata e të shurdhërve” në Prishtinë dhe organizata “HANDIKOS” në Suharekë.

Këto organizata janë mbështetur me një shumë prej 10 mijë eurosh. Donacioni është dhënë duke u bazuar në nevojat e këtyre qendrav, me ç’ rast janë pajisur me materiale konkrete/didaktike dhe me mjete të tjera arsimore që lehtësojnë punën me fëmijët me nevoja të veçanta.

ngjashme

IPKO ka organizuar fushatën vjetore “Së bashku kundër kancerit të gjirit” gjatë muajit tetor, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe rëndësinë e shëndetit të grave.
IPKO feston Fitër Bajramin me “SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, “Shpresa”, “Shtëpitë për Fëmijët në Kosovë”, “Qendra për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit” dhe “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.
Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.
IPKO ka vazhduar të mbështesë arsimin në tri institucione arsimore në Kosovë duke ofruar mjetet shkollore të nevojshme për të pasuruar përvojën mësimore të nxënësve.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim