Bordi mbikëqyrës i Telekomit të Sllovenisë takohet në Prishtinë

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Pas fitimit të tenderit ndërkombëtar për operatorin e dytë të telefonisë mobile nga  konzorciumi Ipko Net, Mobitel dhe  Telkomi i Sllovenisë, bordi mbikëqyrës i Telekomit të Sllovenisë mbajti takimin tij të rregullt në Prishtinë. Kryetari i Bordit mbikëqyrës, dr. Žiga Turk, qe është edhe Ministri për zhvillim në Qeverinë Sllovene, u takua me Anton Berishën, drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

Siç është prononcuar, Telekomi i Sllovenisë do ti investoj 200 milion euro në tregun Kosovar. Planifikojnë që shërbimet e para ti ofrohen përdoruesve qysh sivjet, ndërsa në pesë vitet e ardhshme të arrijnë 50% të tregut.
Bordi Mbikëqyrës dhe Bordi Menaxhues i Telekomit të Sllovenisë u takua edhe me menaxhmentin e Ipko Net dhe u njohën me zhvillimet e fundit te Ipko Net si dhe me situatën ekonomike në rajon.

Në fund te vizitës së shkurtër, Dr Žiga Turk tha:
“Me ketë vizitë të shkurtër por intensive jemi duke e demonstruar rëndësinë e tregut Kosovarë dhe potencialin e tij në të ardhmen, jo vetëm për grupin Telekomi i Sllovenisë, por për ekonominë sllovene në përgjithësi.
Teknologjia e informimit dhe komunikimit është shtytës i rritjes ekonomike dhe me shërbimet më të sofistikuara që Telekomi i Sllovenisë, Mobiteli dhe Ipko Net do të ju ofrojnë qytetarëve dhe bizneseve këtu, kjo mundësi për zhvillim po arrin edhe në Kosovë.
Besoj që kemi bëre hapin e parë drejt të ardhmes në të cilën të gjithë do të përfitojmë”
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim