06 Prill 2022
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Ref.: 0022-03-22
Nga: IPKO Telecommunications LLC
Të nderuar,
IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit në objektet dhe dyqanet e IPKO-s”.
Dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet prej datës 6 deri me 11 Prill 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.
Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 14.04.2022, ora 11:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.