IPKO APLIKON REKOMANDIMIN E KOMISIONIT EVROPIAN – ZBRET TARIFAT E ROAMINGUT NË EURO – ZONË

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Nga çmimet e standardizuara të roaming për BE, të cilat i aplikon edhe kompania IPKO, klientët e telefonisë mobile IPKO, do të paguajnë çmim të njëjtë të roamingut gjatë qëndrimit të tyre në BE-sikur që paguajnë ta zëmë një Anglez, Gjerman apo Francez. Çmime këto jashtëzakonisht më të lira se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve. Çmimet e njëjta vlejnë edhe për diasporën kosovare që vjen nga BE.

Prishtinë, 1 Korrik 2009 – Klientët e telefonisë mobile IPKO mund të ndihen pjesë e Bashkimit Evropian (BE) të paktën për një arsye — gjatë qëndrimit të tyre në ndonjërin nga shtetet anëtare të BE’së, ata do të paguajnë të njëjtin çmim të shërbimit roaming, sikur të gjithë qytetarët e tjerë të Euro- Zonës.

Nga çmimet e standardizuara të roaming për BE, të cilat i aplikon edhe kompania IPKO, përfitojnë të gjithë vizitorët dhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të cilët e vizitojnë Kosovën dhe zgjedhin IPKO, si operator mobil për komunikim në roaming.

Klientët e telefonisë mobile IPKO, do të paguajnë çmim të njëjtë të roamingut gjatë qëndrimit të tyre në BE-sikur që paguajnë ta zëmë një Anglez, Gjerman apo Francez. Çmime këto jashtëzakonisht më të lira se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve.

Çmimet e këtilla të roamingut do të vlejnë edhe për të gjithë shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë- përfshirë këtu edhe diasporën Kosovare e cila në numër të madh kalon pushimet verore në vendlindje.

Tarifat e reja për roaming me numrat mobil IPKO në zonën e Bashkimit Evropian, janë si më poshtë:

Thirrja: 0,52€ (TVSH e përfshirë në çmim)
Pranimi i thirrjes: 0,23 € (TVSH e përfshirë në çmim)

Dërgimin e një SMS: 0.13€ (TVSH është e përfshirë në çmim)
Pranimi i një SMS: 0.0 €

Tregu unik i komunikimit mobil në BE
Çmimet për komunikimin mobil në roaming janë zbritur në të gjithë Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re nga BE, e cila i standardizon çmimet e shërbimit roaming për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile në eurozonë. Kompania telekomunikuese IPKO i është përgjigjur kësaj rregullative sikur të gjithë operatorët e tjerë të telefonisë mobile në Bashkimin Evropian.

Me këto tarifa, kompania telekomunikuese në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin nga 1 Korrik 2009 e aplikojnë të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht i mundëson konsumatorëve të saj të kenë një komunikim të lirë dhe pandërprerë me të gjithë të afërmit e tyre gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit.

Rregullativa e re e Bashkimit Evropian nënkupton krijimin e një tarife të vetme për roaming në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke i ulur dukshëm çmimet për të gjithë përdoruesit e telefonave mobil, kur ata ndodhen jashtë vendit të tyre.
Kjo rregullativë është aprovuar në vitin 2007, si një tentativë nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të eliminuar ngarkesat e tepërta gjatë përdorimit të shërbimit roaming, për qytetarët evropian.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim