Prishtinë, 23 shkurt 2009 – Kompania telekomunikuese IPKO, nesër me datë 24 shkurt 2009, duke filluar nga ora 12, hap dyqanin e parë në qytetin e Kamenicës. Gjithashtu një koktej është përgatitur për të ftuarit.
Dyqani i ri gjendet në rrugën e Skënderbeut, përballë shkollës fillore “Fan Noli” të Kamenicës. Padyshim se hapësira e re është rregulluar më interier bashkëkohor, ku konsumatorët përveç mundësisë së blerjes, do të kenë mundësi edhe të informohen detajisht për produktet e reja dhe ekzistuese nga IPKO.
Me zgjerimin e saj në tërë territorin e Kosovës, IPKO synon që të jetë sa më afër klientëve me pika të shumta komunikimi dhe kujdesi për klientë, duke ofruar shërbime inovative në gjithë territorin e Kosovës.