IPKO hap versionin mobil të uebfaqes m.ipko.com, për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile. Me versionin e uebfaqes për telefon mobil, konsumatori gjithmonë është i informuar për produktet dhe shërbimet e reja, si dhe atyre ekzistuese të ofruara nga kompania IPKO. Qasja në versionin e faqes për telefon mobil është pa pagesë.
Faqja e dedikuar për shfletim nga telefoni mobil është e ndërtuar dhe e dizajnuar në mënyrë që të jetë e përshtatshme për çdo model të telefonit mobil. Hapet shpejtë dhe navigimi nëpër uebfaqe është shumë i lehtë.
Qasja në m.ipko.com ofrohet pa pagesë, përveç nëse konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO zgjedhin shfletuesin Opera për ta hapur faqen.
Për të vizituar uebfaqen përmes telefonit mobil, përdoruesit e telefonisë mobile duhet ta kenë të aktivizuar shërbimin GPRS (internet në mobil). Për të aktivizuar këtë shërbim, ata duhet ta kenë të konfiguruar telefonin e tyre mobil me GPRS. Konfigurimi i telefonit dhe aktivizimi i GPRS-it bëhet në mënyrë manuale apo duke kontaktuar IPKO Qendrën e Thirrjes në 038 / 049 700 700, ku thirrjet janë pa pagesë.
Me lansimin e versionit të uebfaqes për telefona mobil m.ipko.com, kompania telekomunikuese IPKO shënon edhe një hap në zhvillimin e teknologjisë të telefonisë mobile.