Pos rrjetit mikrovalor pa tel (wireless) që e mbulon mbarë territorin e Kosovës, Ipko Net ka filluar shtrirjen e fijes optike në Prishtinë. Unaza e parë optike është përfunduar dhe kanë filluar punimet për vendosjen e unazës së dytë. Ky rrjet kalon në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke ofruar kapacitete dhe mundësi të avancuara për institucione dhe organizata të mëdha.
Rrjeti optik është rrjeti i parë i këtij lloji në Kosovë sepse ka topologjinë e unazës dhe në të janë të përfshira dy teknologji Metro Ethernet dhe Hybrid Fiber Coaxial Network. Nëpërmjet Metro Ethernet-it do të bëhet lidhja direkte e klientëve në rrjetën optike, ndërsa nëpërmjet Hybrid Fiber Coaxial Network do të bëhet përmirësimi si dhe rritja e shërbimeve në rrjetat ekzistuese koaksiale me të cilën janë të lidhur klientët rezidencial. E gjithë platforma e këtij sistemi është e implementuar me pajisje të Scientific Atlanta-s.
Implementimi i këtyre projekteve kryesisht po bëhet nëpërmjet kanaleve kabllore dhe shtyllave të tensionit të KEK-ut. Në shtator të vitit 2005 Ipko Net dhe KEK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në bazë të së cilës Ipko Net do të shfrytëzoj infrastrukturën e KEK-ut për të shtrirë rrjetin e vet të telekomunikimeve nëpër të gjithë Kosovën.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]