Ipko Nët është shpërblyer si njëri ndër tatimpaguesit më të mëdhenj dhe të rregullt për vitin 2006, në një cermoni të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Ipko Net është njera ndër 15 kompanitë kosovare të shpërblyera për pagesë të rregullt të tatimit, të cilat kan kontribuar afro 15 milion euro në buxhetin e kosovës.
Sipas organizatorëve të ceremonisë për ndarjen e mirënjohjeve, kompanitë e shpërblyera janë të vlefshme për shoqerinë kosovare jo vetëm për pagesat e medha ne buxhetin e kosoves per tatim, por edhe për vendet e punës që ato krijojnë si dhe ambientin e biznesit që zhvillojnë.
Njëra prej vlerave kryesore të Ipko Net është vetëdija shoqërore. Përmes biznesit te vet, Ipko Net-i synon që të jetë pjesë e procesit të ndërtimit të së ardhmes së Kosovës.
Misioni i përgjithshëm i Ipko Net-it është që përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe telekomunikimit të krijojë pjesëmarrje të barabartë të shoqërisë sonë në shoqërinë globale të informatave. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e informimit dhe komunikimit të lehtë dhe të shpejtë në punë dhe shoqëri, Ipko Net punon që t’i sjell klientëve të saj shërbimet më të avancuara të teknologjisë informative.