Ipko Net shpërblen klientin e 20,000-të

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Në më pak se një vit kompania Ipko Net arrin t’i përfitojë 20 000 klientë
Flamur Shabani, nga Ferizaj, është klienti i 20 000-të  që ka nënshkruar kontratë më Ipko Net për shërbimin DUO (Internet + televizion). 
 Për ketë  z. Shabani, është shpërblyer nga kompania në mënyrë simbolike me një iPod (60GB).
Për Ipko Net ky numër prej 20 mijë klientësh simbolizon arritje, kënaqësi dhe përgjegjësi për shërbimet e ofruara.

Një rritje kaq rapide e numrit të klientëve vije si rrjedhojë e lansimit  të fushatës DUO, e cila ka filluar në muajin shtator të vitit të kaluar. Prej këtij muajit, shtator 2006, e deri në prill të këtij viti, për përfitimin e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor, me Ipko Net kanë nënshkruar kontratë 10 mijë qytetarë.  Ndërsa prej muajit prill deri në fund të muajit qershor numrit të gjithmbarshëm të klientëve i janë shtuar edhe 10 mijë qytetarë, duke vërtetuar në të gjitha aspektet raportet shumë të shëndosha që kompania Ipko Net i ka ndërtuar me të gjithë qytetarët e interesuar për t’i shfrytëzuar shërbimet e kompanisë sonë.

Flamur Shabanit, përfituesi i çmimit simbolik, është shprehur të jetë jashtëzakonisht i lumtur që ka lidhur kontratë me Ipko Net. “Ju uroj  suksese të mëtutjeshme”, deklaroi klienti i 20,000, pasi ka pranuar dhuratën.
Drejtori i Operacioneve të Ipko Net, Visar Dobroshi ka shprehur besimin e tij të plotë se një zgjerim i mëtutjeshëm i rrjetit të internetit do të vazhdojë me të njëjtën shpejtësi edhe në muajt e ardhshëm. “Shumë shpejt një dhuratë të tillë do t’i japim edhe klientit të 30 mijtë. Misioni i jonë është që në gjithë territorin e Kosovës të gjithë qytetarët të kenë mundësi qasjeje në internet dhe televizion kabllor.  Këtë mundësi më së miri e ofron shërbimi DUO”, tha Dobroshi.

Ipko Net vazhdon zgjerimin e qendrave të shitjes dhe kujdesit për klientët në mbarë Kosovën. Qendra të tilla tashmë janë hapur gjatë muajit qershor në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj.
Qëllimi  i Ipko Net është që me rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kujdesit  për klientë, si dhe me zgjerimin e shërbimeve të telekomunikimit, t’ia lehtësojmë komunikimin dhe qasjen në informata çdo klienti.

Ipko Net ofron shërbime të teknologjisë informative dhe të telekomunikimit që nga  viti 2000 në Prishtinë, ndërsa në rajonet tjera që nga viti 2003.  Ndër shërbimet e Ipko Net janë lidhja me internet, bartja e të dhënave, zhvillimi i ueb aplikacioneve, menaxhimi i teknologjisë informative, shërbimet e  hostingut dhe së shpejti telefonia fikse dhe mobile.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim