Ipko Net zgjedh Ericsson për shtrirjen e rrjetit GSM

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Ipko Net SH.P.K ,operatori i dytë mobil në Kosovë i ka dhënë kontratën për rrjetin GSM, kompanisë Ericsson Nikola Tesla. Është një projekt investiv “Green Field” në lidhje me marrëveshjen për koncesion, të nënshkruar në Mars të këtij viti, nga Agjencioni Kosovar për Telecomunikacion dhe konsorciumit të përbërë nga Telekom Slovenija, Mobitel dhe Ipko Net. 

Marrëveshja kornizë, e vlefshme 37 milion euro(49.8 milion dollarë) përfshin furnizimin, implementimin dhe operimin e GSM sistemit transmetues të komunikimit dhe shërbimet e ngjashme.

Ndërtimi i infrastruktures do të fillojë menjëherë, dhe lansimi i shërbimit të parë është i planifikuar të fillojë para fundvitit. Prioritet do të jetë mbulimi i qyteteve të mëdha, mirëpo plani parasheh mbulimin e tërë territorit të Kosovës, për tri vitet e ardhshme.


Penetrimi mobil në Kosovë është përafërsisht 35%, i cili e bën tregun me potencial më të madh për zhvillim.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim