Ipko: pako biznesi, të kombinuara me mobil, fiks, internet dhe telefona të mençur mobil

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Prishtinë, 18 tetor 2011 – Me pakot e kombinuara me shërbime të telekomunikimit, bizneset kosovare do t’i ulin shpenzimet e tyre mujore të telefonit fiks, mobil dhe ato të  internetit, ndërsa do ta shtojnë komunikimin e tyre, për brenda dhe jashtë zyrave të tyre.

Me pakon “Benefit”, çdo biznes i vogël në Kosovë, merr 5 numra mobil me mbushje të përbashkët prej 15€, telefoni fikse me 2€ mbushje, internet me shpejtësi 10Mbps, dhe komunikim mobil me 1,500 minuta kohë bisede mes ekipit të biznesit. Të gjitha benefitet brenda pakos “Benefit” e cila kombinon tri shërbimet kryesore të telekomunikimit, ofrohen në baza mujore dhe paguhen në një faturë të vetme.

Ndërsa, pakoja “Profit” e cila ofron prej 200 deri në 1000 minuta, përmban minuta drejt çdo operatori mobil dhe fiks në Kosovë, SMS kombëtare, internet në telefon mobil (GPRS) dhe një telefon të mençur mobil, i cili subvencionohet pjesërisht  ose në tërësi nga operatori mobil IPKO. Sasia e minutave, SMS’ve, GPRS’it dhe vlerës së telefonit mobil e cila subvencionohet nga IPKO, varet nga pakoja e zgjedhur nga biznesi.

Pako më e madhe, me më shumë benefite është ajo “Profit 1000” e cila posedon 1,000 minuta drejt çdo operatori mobil dhe fiks në Kosovë, 1,000 SMS kombëtare, 2GB internet në mobil, dhe një telefon të mençur i cili subvencionohet nga IPKO (iPhone 4, HTC Sensation, ose Nokia C6*).

IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.
—————————————————————————————————————————————
*Me pakon “Profit 700 ose Profit 1,000”, Nokia C6 ofrohet falas.

RRETH IPKO: https://www.ipko.com/?cid=1,5
IPKO NË FACEBOOK: http://www.facebook.com/IPKO.Rrethiyt

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim