IPKO PËR BAJRAM: SMS KUDO NË KOSOVË 1 CENT, JASHTË SAJ 5 CENT!

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Përveç çmimeve të zbritura për festën e Fiter Bajramit, telefonia mobile IPKO do të ofrojë edhe kualitetin më të mirë të rrjetit mobil në Kosovë.

Prishtinë, 08 shtator 2010
 – Me rastin e festës së Fiter Bajramit, IPKO ka vendosur që ti shpërblejë të gjithë konsumatorët e vet, duke e liruar çmimin për SMS lokal, në vetëm 1 cent drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi për një SMS ndërkombëtar do të jetë vetëm 5 cent.

Edhe gjatë kësaj feste, IPKO po e vazhdon praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të saj është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.

Për ditën e Fiter Bajramit (09 shtator 2010) për njëzet e katër orë rresht, dërgimi i urimeve, me SMS, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do t’i kushtoj vetëm 1 cent drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi i një SMS-i ndërkombëtar atyre do t’ju kushtoj 5 cent. Për festat zyrtare, të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO janë me tarifë të ulët, 5 cent në minutë.

Si në çdo ditë tjetër të vitit, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të mund të bëjnë thirrje ose të dërgojnë SMS nga çdo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, pasi që operatori mobil të cilin ata e përdorin ofron mbulueshmërinë dhe stabilitetin më të mirë të rrjetit në Kosovë.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim