Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkëngjitur organizatës SOS Kinderdorf, për realizimin e fushatës tradicionale “SOS Java e Fshatit të Fëmijëve”, për ti ndihmuar fëmijëve në nevojë, dhe njëkohësisht për të ngritur vetëdijen e publikut për ngritjen e fondeve për fëmijë.
E martë, 30 qershor 2009 – Duke filluar nga 23 deri më 28 qershor, SOS Kinderdorf organizoi fushatën tradicionale “SOS Java e Fshatit të fëmijëve” me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për fëmijët, projekt ky i cili ka gjetur përkrahjen direkte të kompanisë IPKO për tri vite me radhë.
Në vitin e tretë të këtij organizimi, kompania IPKO është bashkëngjitur në këtë detyrë të përbashkët me SOS Kinderdorf, për ti ndihmuar fëmijët e kësaj organizate me një përkrahje financiare prej 3.000 eurosh.
Pjesëmarrja në këtë projekt, i mundëson kompanisë IPKO që të jetë kontribues direkt për të gjithë fëmijët e organizatës SOS Kinderdorf, duke e lehtësuar jetën e përditshme të tyre, dhe duke dhënë një shembull të mirë se jeta e këtyre fëmijëve mund të jetë më e mirë.
Edhe në të ardhmen, kompania IPKO do të përkrah iniciativa të ngjashme të cilat e sigurojnë të ardhmen e fëmijëve, me përfshirjen dhe zhvillimin e tyre në shoqërinë tonë.
Kompania IPKO, është përkrahës tradicional i fushatës “SOS Java e Fshatit të Fëmijëve” dhe organizatës SOS Kinderdorf.