IPKO PËRSHPEJTON KOSOVËN ME INTERNET, OFRON PAKO ME 80MBPS

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Përveç lirimit të çmimit për pakon ekzistuese të internetit, IPKO tani ofron internetin më të shpejtë në Kosovë përmes pakos me shpejtësinë më të madhe të internetit në treg, prej 80Mbps.

Prishtinë, 27 korrik 2012 – Si ofruesi kryesor i internetit në Kosovë, kompania IPKO sot ka lansuar pakon më të shpejtë të internetit në tregun kosovar , për tu përgjigjur ndaj kërkesave të tregut, si dhe për të avancuar përvojën e përdorimit të internetit të shpejtë për punë, apo nevoja personale.

“Duke e vërejtur se puna, edukimi dhe biznesi i shumë qytetarëve të Kosovës sot varet gjithnjë e shumë nga interneti, ne kemi vendosur që të krijojmë një pako me shpejtësi maksimale të internetit, me të cilën ne synojmë që të përshpejtojmë komunikimin dhe qasjen e kosovarëve në internet” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me lansimin e “Pako 5”, IPKO tani ofron internet me shpejtësi deri në 80Mbps, me limit të transferit të përmbajtjes në 200GB, ndërsa pas tejkalimit të transferit të lejuar, shpejtësia e pakos vazhdon me shpejtësi prej 10Mbps.

Në anën tjetër, IPKO ka liruar edhe çmimin e pakos 4 të internetit, çmimi mujor i së cilës është zbritur nga 39.95 në 29.95 euro, ndërsa konsumatorët të cilët e blejnë këtë pako për periudhë 1 vjeçare do të kursejnë 50 euro – duke marrë benefitet e njëjta të pakos.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve, ndërsa kompania posedon rrjetin më të gjerë tokësor – fiks me 240.000 porte, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim