IPKO RREGULLOI OBORRIN E SHKOLLËS “A.Z.ÇAJUPI” NË MITROVICË

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Me kërkesë të shkollës fillore “A.Z. Çajupi” në Mitrovicë, kompania telekomunikuese IPKO, ka mbështetur projektin për rregullimin e oborrit të shkollës.

Prishtinë, 19 shkurt 2009 – Për të dëshmuar rolin transformues dhe kujdesin që ka ndaj shoqërisë kosovare, kompania telekomunikuese IPKO ka përkrahur shkollën fillore “A.Z. Çajupi” në Mitrovicë, duke rregulluar oborrin e shkollës me kubëza.

Drejtori i shkollës, Naser Osmani, tha se me realizimin e këtij projekti është lehtësuar lëvizja e nxënësve në oborr dhe janë krijuar kushte më të mira për mbajtjen e pastërtisë në shkollë.

Kompania IPKO synon që përveç lehtësimit të komunikimit të cilin e ofron, të mbështesë edhe iniciativa zhvillimi për shoqërinë kosovare, duke u dëshmuar kështu si biznes i ndërgjegjshëm dhe i dobishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky projekt në tërësi është përkrahur nga kompania IPKO.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim