IPKO SHPËRBLEN – FITUESIT E NJË HP MINI LAPTOP 2140 DHE NJË NOKIA E75

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Tërheqja e shpërblimeve ka filluar. Fituesit e javës së parë të SMS lojës shpërblyese janë: Esen Kosova nga Prizreni, fituese e një HP Mini Laptop 2140 dhe Arbent Morina, fitues i një Nokia E75. Që të dy kanë fituar si rezultat i dërgimit të SMS-ëve me fjalën “BMW1” në 4949 të lojës shpërblyese të madhe verore të organizuar nga IPKO.

Tërheqja e dy fituesve të parë është bërë, më 19 korrik, drejtëpërsëdrejti në emisionin “Flladi” në KTV nën administrimin e komisionit të përbërë nga:
–    Znj Ajtene Shabani (përfqësuese nga Administrata Tatimore e Kosovës – ATK)
–    Arbenita Krasniqi (qytetare dhe përfaqësuese nga PRISTOP Kosova), si dhe
–    Lorida Daci (përfaqësuese nga IPKO).

Loja shpërblyese ka startuar më 10 korrik dhe do të zgjatë deri më 14 gusht. Për të fituar shpërlbimin kryesor BMW Seria 1 ose një nga shpërblimet javore HP Mini Laptop 2140 ose Nokia E75, përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-s duhet të dërgojn SMS me fjalën “BMW1” në numrin 4949. Sa më shumë SMS që dërgojnë gjasat janë më të mëdha që të fitojn. Çmimi për një SMS është 50 centë.

Tërheqja e shpërblimeve bëhet çdo të shtunë, në ora 20:30, në emisionin “Flladi”, në KTV. Tërheqja e shpërblimit kryesor, BMW Seria 1 do të bëhet më 15 gusht.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim