Kërkesa për shërbimin DUO (internet + TV) është vazhdimisht në rritje. Vetëm muajin e kaluar IPKO përfitoi klientin e 35.000-të, ndërsa tani kemi arritur mbi 40.000 klientë të shërbimit DUO.
DUO është kombinim i dy shërbimeve, internetit dhe televizionit kabllovik. Brenda këtij shërbimi IPKO i ofron 4 pako të internetit. Pako më e lirë është 9.95 euro, ndërsa më e larta 24.95 euro. Pako më e shpejtë është 8 Megabit për sekondë – pako 2.
Përveç kualitetit dhe çmimit shumë atraktiv të shërbimit DUO (internet + TV) – IPKO tani ka 8 qendra të shitjes dhe kujdesit për klientë nëpër Kosovë, distributorë të autorizuar, mbështetje teknike dhe kujdes ndaj klientëve 24×7, një rrjet të sofistikuar me orientimin kryesor – kënaqesinë konsumatore për shërbimet të cilat i ofron.