IPKO: THIRRJET DREJT OPERATORËVE MOBIL NË ZVICËR, VETËM 18CENT

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Telefonia mobile IPKO ka lansuar dy pako të reja për thirrje në Zvicër, në të cilat një minutë kushton 18 cent.

Prishtinë, 29 dhjetor 2011 – Me pakot e reja të telefonisë mobile, konsumatorët e IPKO’s me parapagim të cilët kanë të afërmit e tyre në Zvicër tani mund t’i thërrasin ata më shpesh dhe të flasin me ta më gjatë, pasi që një thirrje kushton vetëm 18 cent.

Në pakon e parë të thirrjeve të lira për Zvicër përfshihen 500 minuta, ndërsa në pakon e dytë 1000 minuta kohë bisede, drejt tre operatorëve kryesor mobil zviceran, Sunrise, Swisscom dhe Orange.

Fillimisht, kjo pako do të ofrohet vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në regjionin e Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit, Vitisë dhe Dardanës, ndërsa minutat e pakos mund të shfrytëzohen deri më 31 korrik 2012.

“Me këto pako, konsumatorët tanë mund të flasin më lirë dhe më gjatë me të afërmit e tyre në Zvicër, e sidomos gjatë festave të fundvitit kur nevoja për komunikim me familjen është shumë më e madhe sesa zakonisht” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim