Këtë ramazan, ipko përkujton iftarin dhe syfyrin me sms

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Telefonia mobile IPKO, për muajin e shenjtë të Ramazanit lanson shërbimin atraktiv “SMS Vaktia”. Ky shërbim do t’ju mundësoj të gjithë agjeruesve që të njoftohen mbi kohën e sakt të iftarit dhe syfyrit. Abonimi në këtë shërbim është falas.

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, IPKO ka lansuar një shërbim të veçantë për besimtarët e fesë Islame, cilët do të agjerojnë gjatë Muajit – SMS Vaktia. Përmes këtij shërbimi, agjeruesit, do të pranojnë njoftime përmes SMS-it për kohën e sakt të iftarit dhe syfyrit, për tërë Ramazanin apo vetëm sipas kërkesës, për ditë të caktuar.

Shërbimi ofrohet falas dhe aktivizohet përmes menys duke shtyp *101#, më pas duhet zgjedh opcionin “Info dhe Argëtim” dhe të përzgjedhet opcioni “SMS Vaktia”. Pasi të ketë zgjedh klienti “SMS Vaktia”, mund të zgjedh opcionin për të pranuar SMS njoftime çdo ditë, gjatë tërë Ramazanit, apo vetëm sa herë që klientit i duhet, do të thotë në bazë të kërkesës.

Njoftimet klienti do t’i pranoj çdo ditë pas orës 13:00, për iftarin e ardhshem dhe për syfyrin e ardhshëm. Klientët të cilet e aktivizojnë shërbimin SMS “Vaktia”, në baza ditore (pas orës 13:00) do t’i pranojnë njoftimet për syfyrin dhe iftarin pasardhës.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim